Dr Flori nuk ndihet më “i tradhtuar”

anazapta

Shumë veta e mbajnë mend Dr. Florin që kur u bë koalicioni Rama-Meta ishte mjaft i ashpër dhe agresiv ndaj kryeministrit aktual duke thënë se “ka shkelur idealet e të majtës”. Heuuu! Kjo deklaratë vinte pas një sërë bashkëpunimesh mes Ramës edhe Dr Florit. Shumë, në atë kohë e panë këtë si një mënyrë të të bërit fushatë nga PD pasi ai bëri spotin zyrtar të fushatës së demokratëve. Por vetëm pak ditë më parë kemi parë që Dr. Flori tashmë ka… rilindur. Ai bashkë me skuadrën e Saimir Tahirit kanë bërë një këngë për policinë. Nën titullin “Së bashku”, ky mesazh vjen në formën e një klipi të sjellë nga Dr. Flori dhe Mariza Ikonomi. Në këtë videoklip shfaqen forcat të policisë dhe kryesisht femra, të cilët tregojnë gatishmërinë për të mbrojtur qytetarët. Pas këtij bashkëpunimi duket se Dr. Flori shkon pas lekut jo pas idealeve nëse do i referohemi qëndrimeve të tij të mëparshme. E në fakt, se mos vetëm Dr. Flori…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *