Tragjedia që ndodhi në Kosovë dje nuk ka lënë indiferentë as politikanët e Tiranës. Ishte i pari kryeministri Rama që i telefonoi homologut të tij për të ngushëlluar dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme. Më pas një status i gjatë i Sali Berishës i cili ndihej i indinjuar nga ngjarja. “Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe lutem së bashku me to që shpirti i njerëzve tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Ngushëllime! Sb”. Por komentuesit nuk janë fare të interesuar për atë që shkruan ish-kryeministri, por menjëherë i kujtojnë atij tragjedinë e Gërdecit. Një prej komentuesve që duket më i hidhuri i thotë se, “Imagjino të ishte dhe baxhanaku i Thaçit në atë tragjedi..:)”. Me këtë fjali ai i referohet tragjedisë në Gërdec ku baxhanaku i zotit Berisha humbi jetën aty, ndërsa ish kreu i PD tha se nuk kishte dijeni se ndodhej në atë fabrikë.

NGUSHULLON KY KRIMINEL TE VRET NATEN DHE TE QAN DITEN
Ngushllimet e vrasesit kriminelit te shqiptarve nuk i pranojm.