E keqja në Tiranë ka vajtur tashmë shumë larg

anazapta

Përgjime po ndodhin dhe janë një tmerr me të cilin mediat së paku duhet të merren me forcë. I mbani mend deklarimet e para ca muajve, gjatë dimrit? “Për situatën e krijuar nga bora ka pasur dhe janë verifikuar telefonata false nga kafenetë e Tiranës”, tha ministri i brendshëm Bujar Nishani (sot, president) duke iu përgjigjur Ilir Babaramos në Neës 24. Shumë më larg shkon, sipas zakonit, vetë kryeministri. Ai saktëson edhe individin. Ai është Edi Rama, kryetar i PS. “…ky zotëri ka organizuar një rrjet dezinformimi të pashembullt me telefonata, njofton se këtu u shembën dhjetë shtëpi, se në katër shtëpi janë zënë brenda gjithë të tjerët…”.

 

Këto konfirmime janë dy elementë dramatikë për të dëshmuar se çfarë po ndodh përtej perdes në Shqipëri. Absolutisht skandali më i madh që ka ndodhur në këto dy dekada pluralizëm: qeveria po na përgjon në mënyrë të paligjshme.

 

Të gjitha variantet e mundshme të së vërtetës dëshmojnë se e keqja në Tiranë ka vajtur shumë larg. Dhe se ajo është e pamundur të kurohet me mjete juridike, sa kohë që vetë vullneti politik i jep frymëzim politik shkeljes arrogante të ligjit. Më së fundi, edhe Tirana, fatkeqësisht, njohu Ëatergate-n e saj. Me një ndryshim, këtu në Tiranë ngjan normale çfarë shkaktoi tërmet matanë Atlantikut, një tërmet dikur që uli në gjunjë një President dhe e bëri SHBA-në një vend edhe më të ndershëm përballë ligjit.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *