Email nga adresa
Me sa duket dekadat e stërzgjatura të vasalizmit e kanë bërë të vetën. Aktiviteti i vërtetë jetësor demokratik, në vendin tonë do të nisi tamam kur nga skena politike do të largohen një herë e mirë reminishencat e kësaj të kaluare. Është krejt me vend të sqarohet autorësia dhe synimi i një shprehje e cila ka zënë vend të spikatur në të folurën e sotme politike, me të cilën ka filluar të spekullohet. “Të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër Sali Berishës”. Spekullimin e ka nisur ajo çudia, ajo që ka budallallepsur shqiptarët për plot 8 vjet në rolin e Kryetares së Parlamentit. Ose nuk e ka kuptuar esencën e shprehjes, ose e ka kuptuar dhe e ka shtrembëruar kuptimin e saj. Por në të dyja rastet ka treguar “aftësinë” e një idioteje noteriale. Kam idenë se i pari që përdori këtë lloj shprehje është gazetari racional zoti Mustafa Nano. Kur e ka shprehur, është kuptuar pikërisht ashtu siç e ka karakteristikë intelekti i tij, me një figuracion që flet një mijë herë më shumë se një lukuni llapaqenërish që vërtiten si hiena lekëpirëse nga opinioni në opinion. Vendi kishte në krye një kryeqelbësirë, e me këtë rast ja vlente, që deri te edhe të gjithë qelbësirat të votonin kundër atij. Në rastin më të keq, ky, vendi do të pastrohej nga një kryeqelbësirë. Më saktë nuk ka se ku të shkojë. Ashtu siç u zgjidh. Më tutje, secili në “zgjeben” e vet. Por ish-kryetarja e ish-Parlamentit fatkeq, kjo rrangallë e vjetër, përpiqet ta përdori këtë fakt në mënyrën më të ulët, në mënyrën më të qelbur. Kërkon të nxisë një ndarje me mendjen e kusarit duke artikuluar me gojën e vet të infektuar, se një milion shqiptarë janë qelbësira e për pasojë milioni tjetër të ngrihet në beteja civile, të zhytet në llumin e veseve të popujve pa busull, të fundoset në pellgun e konflikteve të kohërave të perënduara. Ja në këtë mënyrë, përfaqësohet “opozita” e sotme, në dukje idiote e në brendësi fatkeqe, me objektiv që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me rrugën e popullit. Sa mund të pastroheshin duart e ledi Makbethit nga njollat e gjakut, aq mund të fshihen edhe njollat e gjakut të njerëzve që vrau kryetari zyrtar i saj në 21 janar, krahë për krahë me kryetarin e “madh”.
