Email nga adresa
Lloj-lloj palaçosh e aventurierësh dalin në shesh e duke abuzuar si rrugaçë me disa të drejta, e bëjnë lëmsh shtetin, krijojnë premisa për anarki, haptaz dhjesin ligje e polici, e ne duhet të duartrokasim. Me dhjetra të ashtuquajtur opinionistë apo gazetarë me “edukatë demokratike” shpifine ne duhet të duartrokasim. Një prej figurave më të errëta, një skenarist nga më të zymtët të lirisë e demokracisë, një nga banditët më të paskrupullt të zgjedhjeve të lira në Shqipëri, si ai Ristani që duhet ta mbajë kokën gjithë jetën në llum, shpif e baltos krejt vendin, i atribuon atij përfaqësi prej oligarkie banditeske parlamentare, e ne duhet të duartrokasim.
Shkurt fare! Maxhoranca, së bashku me qeverinë e vet ose do të qeverisin sipas ligjeve e në mbrojtje të votës të lirë, ose edhe ajo është molepsur, është frikacake. “Frikacaku është njeriu më i rrezikshëm, thotë një burrë i urtë, dhe i duhet ruajtur më tepër se kushdo”. Llafet e shumta janë fukarallëk. Ndaj, sa nuk është vonë, nëse ajo nuk është në gjendje ta tundë këmborën që i besuam, le të tërhiqet e të futet nën cullet e grave e kalamajve, le të ngrejë duart përpjetë e ta dorëzojë të gjithë pushtetin te Josif Visarianoviç Saliu, te ai që e di mirë se si ta tundë e si ta shkundë atë, te ai që nuk di shaka, te ai që nuk le mëdyshje. Të gjithë pushtetin sovjetëve! Ose shok me profesor Kaçin ose me gjeneral Rrapushin.

Po kembora dodash ta tund jo nje pede……..si Rama apo Qeveria Meta-Kryemadhi…dhe…Rama……….!