Një nismë e re synon rikthimin e lapidarëve të dikurshëm, shënjues betejash, heroizmash dhe heronjsh, e në një tjetër përmasë, objekte kulti të sistemit komunist, me efekt të fortë vizual propagande. Dhe siç i lartësoi një kohë e caktuar, po ashtu dhe i rrënoi, i zhvlerësoi. Shumë prej tyre janë fshirë nga faqja e dheut e ca të tjera janë dëmtuar. Në disa ka zënë shtresë zhuli e në të tjera janë shkruar grafite me përmbajtje politike dhe erotike bashkë. Ka dhe prej atyre që janë adaptuar në të tjera simbole, siç ndodhi katër vjet më parë në një fshat minoritar të jugut, ku një lapidar pune, banorët e shndërruan në kryq ortodoks. Nuk mund të thuhet se ka qenë e qëllimtë e gjitha kjo, sidozot për të cenuar dinjitetin e një lufte dhe një epoke ideologjike të urryer për një pjesë; ka qenë thjesht produkt i një kohe plot çoroditje, ku pakkush ka patur ngenë të merret dhe me lapidarët, teksa interesat dhe emotivitet shoqërore kanë ndryshuar rrjedhë, drejtim dhe pikësynime. Megjithatë, tradita e lapidarëve nuk është cenuar. Ato u zëvëndësuan në këto vite me sa e sa memoriale me foto e epitafe, për nder të të rënëve në aksidente e vrasje. I gjen ato ngado: rrugëve nacionale, rrurale, rrugicave të lagjeve, ambienteve publike, terreneve nga më të ndryshmet, deri dhe në breg të detit, të cilat iu kushtohet të rënëve gjatë peshkimit me dinamit. Dhe nëse numërohen, ndoshta ua kalojnë atyre kushtuar luftës dhe punës. Janë lapidarët e marrëzisë!
E.H

Me kot mundohen skipetaret te rivleresojne vetevehten..
Tashme e ka marre ferra uraten.
Populli ka te tjera shije,kerkon monumente per sexin…per moden…per prostitucionin ..hajnine..
Monumenti aktual e domethenes do te ishte ideja:
Si me ja fut njani tjetrit…
Mjaft me mburrje o popull pa kulture, kemi luftuar kemi bere, sekush ishim ne e keni tek ditaret e luftes te oficereve Angleze. Shikoni ne TV se si zbarkuan Anglo_Amerikanet ne Normandi apo si luftohej ne Stalingrad, ajo ishte lufte dhe jo ajo qe gjuanin partizanet mbrapa ferrave kur kalonte makina e armikut…..
Te gjithe do ikim nje dite nga kjo bote e gjalle,e lodheshme,e mundimehme dhe,pas nesh do te vine breza te tjere-pasardhesit tane.Dhe sejcili ka dhe duhet te ket nje vend-shlodhjeje te perjeteshme per punen,luften e sakrificat e bera.Sejcili ka meriten e tij per aq sa ka jetuar,per rrjedhoj edhe duhet te rrespektohet persegjalli e persevdekuri.Por te dhunosh varrin e nje te vdekuri,ti thyesh mermerin,ti vjedhesh vazon,mbishkrimet,lulet,tabakan e cigares,etj,eshte munges kulture,hajduteri,maskarallek,armik i dikujt por edhe i vetvetes,pasi siç ja ben ai-tjetrit duhet menduar se do tja bejne edhe atij vet.I kemi par si jan katandisur vorrezat e deshmoreve te luftes dhe te punes,herojt e VIGUT qe JOZEFINA i çoi te plehtat-se plehr eshte edhe vet.por edhe shume e shume lapidar e permendore te tjera,per te cilat kete vit te 70 vjetorit te çlirimit duhet te vihet dore nga e majta ne qeverisje,paçka se idhtaret e djatht do i demtojne prap ato.Kush perdhunon te vdekurit-i perdhunuar do te jet gjithe jeten e tij.ETHEM
Te mohosh LANC , do te thote te cenosh historine e popullit . Lapidaret , jane vende te shenjta, ku shqiptaret rane per lirine e ndertimin e vendit. T’i rikthesh ata , rikthehet mirenjohja per te renet .