Klima e krijuar nga atentati i fundit terrorist në Bruksel, ka sjellë edhe iniciativën e fundit në nivel evropian, për parandalimin e dhunës xhihadiste dhe mjeteve frymëzuese të saj. Takimi i 5-të i grupit të ministrave të Brendshëm të vendeve evropiane, në Këshillin e JAI të zhvilluar këtë të premte në Luksemburg, ka miratuar paketën e propozuar në këtë kuadër. Propozimet ishin parapërgatitur nga ministrat e brendshëm belg dhe francez në bashkëpunim me koordinatorin europian të luftës kundër terrorizmit.
Theksi është vënë mbi problematikën e kthimit në tokën europiane të xhihadistëve, të cilët eksportojnë me vete idetë e dhunshme për radikalizim dhe akte terroriste.
Një grup i përbërë nga përfaqësues të shteteve anëtare, do të mblidhet gjithashtu në ditët në vijim për të precizuar teknikisht masat e ardhshme konkrete dhe procedurat për aplikimin e tyre me shërbimet e sigurisë. Këto masa do të vendosen nga 9 shtetet anëtare pjesë të kësaj tryeze gjatë mbledhjes së fillim korrikut në Milano, me rastin e mbledhjes informale të këshillit të radhës të JAI (Drejtësia dhe Punët e Brendshme).
Propozimet konkrete synojnë :
– Përdorimin e të dhënave të pasagjerëve të linjave ajrore nëpërmjet përdorimit të indikatorëve të përbashkët.
– Sinjalizimet e Sistemit të informimit Shengen, kryesisht duke punuar mbi kritere të përbashkëta
– Kontrolle në kufijtë e jashtëm (duke përfshirë dhe shtetasit e Bashkimit Europian)
– Informacion reciprok dhe ndjekje kur një person i kthyer nga Siria detektohet, qoftë nëpërmjet sinjalizimit të Shengen apo nga të dhënat e fluturimeve ajrore.
– Transmetimi i të dhënave Europolit, në mënyrë që të shfrytëzojë tërësisht kapacitetet e tij të analizimit.
Propozimi britanik për vendosjen e një ‘Task Force’ europiane në lidhje me shpërndarjen e kundër- fjalimeve përballë radikalizimit të dhunshëm, u mbështet gjerësisht.
Gjatë muajit qershor pritet inkuadrimi i planit me operatorët e internetit për të përcaktuar mundësitë për bllokim dhe tërheqje të menjëhershme nga faqe të ndryshme interneti të mesazheve, që ngjallin urrejtje, apo inkurajojnë radikalizimin e dhunshëm dhe simulojnë terrorizmin.
Masa të mëtejshme priten të merren në fushën e parandalimit dhe të ndjekjes, mbi bazën e grupit të punës të shteteve anëtare në bashkëpunim me kordinatorin europian të luftës kundër terrorizmit.

fallsiteti ka edhe kete fytyre. tani europa ashte ilamizuar, pushtimi i paqt ka ndodhur
Terroristi i quajtur Amerikan izraeli me armaten NATO i bejne thirrje botes me devizen:” Lufte pa
kompromis terrorizmit”.
Hipokrizi e plote nga ana e tyre, perballe indiferentizimit spavetos te humanitetit te planetit verde /.