Ndaj Albin Mexhajt u dha masa e “arrestit me burg”, si i dyshuari për furnizimin me armë të vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj. Por para Gjykatës së Krimeve të Rënda, Mexhaj nuk e pranoi akuzën, duke mohuar njohjen me bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ndriçim Gjokona dhe vrasësin Julian Sinanaj. Por prokurori kërkoi mosndryshimin te masës së sigurisë, duke saktësuar, se Mexhaj i ka shitur dy pistoleta dhe një antiplumb Julian Sinanajt. Armët, sipas dëshmisë së Gjokonës dhe Sinanajt, i janë blerë të dyshuarit Albin Mexhaj, të cilin e kanë identifikuar, pasi prokurorët, i kanë vënë në dispozicion foton e tij. Pas leximit të kronologjisë së ngjarjes, Gjykata vendosi të lërë në qeli Mexhajn, duke e akuzuar për “trafik të armëve dhe municioneve luftarake” në bashkepunim. Sipas akuzës, Mexhaj, rezulton i arrestuar në shkurt të këtij viti, për armëmbajtje pa leje, pasi në momentin e ndalimit nga policia, iu gjetën 3 pistoleta, të cilat po tentonte ti shiste.
