Këshilli i Përgjithshëm i Frontit të Majtë u mblodh të premten, më datë 6 qershor, në orën 10.00 në mbledhjen e tij të dytë. Delegatët ishin përfaqësues nga Partia e Punës e Shqipërisë, drejtuar nga Muharrem Xhafa, Partia e Punës e Riorganizuar, drejtuar nga Marko Dajti, Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, drejtuar nga Astrit Kosturi dhe Partia “Toleranca e re” që përfaqëson minoritetet, drejtuar nga Avdi Keçi. Mbledhjen e drejtoi Muharrem Xhafa, si më i moshuari ndër delegatët. Në rendin e ditës ishte e vetmja pikë që kishte mbetur pezull: zgjedhja e kryetarit. Dy kandidatët, Marko Dajti dhe Astrit Kosturi, ishin dy figurat politike që u përballën me pyetjet dhe diskutimet e delegatëve të pranishëm. Paraqitja e platformave politike nga kandidatët u pasua nga votimi i fshehtë i gjithë anëtarëve të KP të Frontit të Majtë. Në fund të garës fitues u shpall Marko Dajti, me një diferencë të ngushtë votash.

VETEM NJE FRONT I MAJTE I ORGANIZUAR ME SHQIPETAEIZEM E PA KARJERIZEM E LUFTE PER PUSHTET MUND TA NXJERRE SHQIPERINE NGA LLUMI 25 VJEÇAR
Kur s”ju ndaluan ligjerisht ,kemi mjerimin te degjojme kesoj aleancash qe popullit i kujton vec erresiren e dullen e shkuar !!!