Shtatë gara, shtatë pole position. Mercedes nuk toleron as në Kanada. Dy pilotët e skuderisë gjermane kanë marrë sërish vendin e parë dhe të dytë të nisjes në garën e së dielës.
I pari që kaloi vijën e finishit në sesionin e tretë dhe final të provave ka qenë Nico Rosberg që ka regjistruar kohën 1.14.874. Pak të qindëtat pas tij u rëndit Lewis Hamilton; 1.14.953.
Në vendin e tretë u rëndit kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel, ndjekur menjëherë nga Botta, Massa dhe Ricciardo.
Pavarësisht ndryshimeve të premtuara, Ferrari edhe në këtë garë ka zhgënjyer. Vendi i shtatë për Alonson dhe i dhjetë për Raikonen, sigurisht nuk janë ato që Montezemolo priste.
