Korçë, denoncohen 3 kanosje me jetë brenda ditës

redaktor

Tre persona denoncuan kanosjen me jetë brenda një dite, mes tyre edhe një femër. Nën procedim penal u mor A. Ç., 29 vjeçe, banues në Korçë, pasi ka kanosur me fjalë të moshuarin M. V, 65 vjeç, pas një grindjeje banale. Po nën hetim është marrë edhe S. P., 77 vjeç, banues në lagjen nr. 3 Pogradec, sepse ka goditur me grushte D. M., 36 vjeç, pas një konflikti të çastit me të. Ngjarja e tretë ka ndodhur në fshatin barmash të Kolonjës, ku i dyshuari R. A., 23 vjeç, akuzohet se ka kanosur me fjalë A. B., 85 vjeç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *