Durrës, makina përplas për vdekje një fëmijë 3 vjeç

anazapta

Një aksident i rëndë në Durrës ndodhi sot paradite në qytetin e Durrësit. Një makinë me targa italiane, BN 210 FJ, drejtuar nga një 34-vjeçar, aksidentoi për vdekje një fëmijë vetëm 3 vjeç.

Automjeti drejtohej nga Lek Lleshaj, i cili menjëherë pas aksidentit, e ka dërguar vogëlushin në spital, por ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur veprimet proceduriale si dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *