Matura në provimin e Matematikës, ja apeli i Ministrisë së Arsimit

redaktor

Ministria e Arsimit i ka drejtuar sot një thirrje publike, prindërve të maturantëve që të ndihmojnë zhvillimin e provimit të detyruar në matematikë të Maturës Shtetërore 2014 me normalitet, pa lejuar të përsëriten ato probleme që u shfaqën gjatë provimit të  “Gjuhës shqipe dhe Letërsisë”.

Malaj i ka bërë këtë thirrje, prindërve që të marrin masat e duhura për paraqitjen e fëmijëve nëser në kohë në qendrën e provimit dhe pajisjen e tyre me mjete identifikimi.

Në mungesë të mjetit të identifikimit nxënësi duhet të jetë i pajisur me vërtetimet e firmosura nga drejtuesit e shkollave.

Gjithashtu, Ministria parlajmëron se nëse fëmijët futen në provime me mjete identifikimi të personave të tjerë, ato do të pezullohen dhe ndëshkohen sipas rregullores së MSH 2014.

Njëhreësh njoftohet se ndalohet që fëmijët dhe nxënësit të marrin dhe të përdorin celular ditën e provimit, pasi do pezullohen konform rregullores.

Po kështu, Malaj ka njoftuar edhe mësuesit administratorë dhe përgjegjës administrimi se nuk do të përdorin celular ditën e provimit dhe se duhet të shmangen nga provimi nëse kanë konflikt interesi. Gjithashtu, nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20%) për të qenë kalues.

Share This Article
5 Comments
    • Doli prape kjo sekretarja te japi daten e provimit. Po ky lajm jepet nga sekretaria moj grua. Vdesin te dalin pak ne televizor dhe ne gazete dhe o burra te japim lajme qe ne te vertete sjane lajme. Imagjino gjithe lajmi eshte qe prindrit ti cojne femijet ne provim dhe te marrin mjet identifikimi me vete. E kush nuk i di keto?????

    • Plotesisht dakort me ju z. Ardjan. Nuk pretendoj me e fut ne provim te lendeve per degen qe kjo zonje mund te kete mbaruar fakultetin por mjafton nje provim qe ka te beje me rregullat e drejtshkrimit apo “diktim” sikurse asht qujt ma heret.
      E mandej permendin at fermeren e kohes se partise se punes.

  • Drejtesi kerkjome por jo si ne provimin e letersise do shikoni kush ka mare 10 mos thuaj qe ka ndryshyar gje nga provimet e birishes se paraja dhe miku vazhdon.
    Po presim ndryshim pasi nuk po dime te edukojme femijet !????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *