Një person është gjetur i mbytur në ujërat e liqenit të Shkopetit pasditen e sotme. Viktima është Nazmi Diku, 37 vjeç, nga Klosi. Trupi i tij i pajetë është gjetur nga banorët e zonës ku jetonte. Mësohet se Diku vuante nga epilepsia dhe depresioni. Nga të dhënat e para mendohet se kemi të bëjmë me një vetëmbytje në kushtet e depresionit nervor.
Policia po bën verifikimet e duhura.
