Në pushtet nuk vihet duke thënë broçkulla

redaktor

Saba Lama, specialist

në Zyrën Arsimore Krujë

Si për shumë eksponentë të tjerë të politikës shqiptare, në jetën e përditshme dhe në media, dëgjojmë vazhdimisht komente për mirë ose jo për mirë nga shumë njerëz të niveleve të ndryshme, edhe për z.Rama. Aq më tepër se tani ai është edhe kryeministër i vendit tonë. Sigurisht ai tani për pozicionin ku ndodhet dhe përgjegjësinë që ka, bën që emri i tij të lakohet edhe më shumë. Por tani lind pyetja: kush është pro Edi Ramës dhe kundra tij, lidhur me reformat e deritanishme të ndërmarra nga qeveria e tij? Së pari, dua të nënvizoj se për të testuar një qeveri për reformat që ndërmerr, duhet të paktën një 2-vjeçar. E natyrisht përsëri nuk mund të thuash se ka bërë gjithçka për kohën që bëhet fjalë. Dihet që qeveria e Ramës përballet me shumë probleme dhe nga më të ndryshmet që përjeton vendi ynë.

Sigurisht, problemet burojnë nga keqqeverisja e qeverisë së mëparshme si dhe nga faktorë të tjerë. Nisur nga ato që dëgjojmë në jetën e përditshme vihet re se pro Edi Ramës janë ato elemente që duan respektimin me fanatizëm të ligjit, zbatimin e tij, që pa dyshim vendit tonë i ka munguar ndjeshëm. Sigurisht, moszbatimi i tij i ka shërbyer elementeve abuzues e korruptiv. Janë pikërisht këta elemente që flasin me mllef e urrejtje kundra Ramës, sepse nuk gjejnë më hapësirën e dikurshme për të abuzuar e përfituar. Pa dyshim, kundra Ramës janë edhe eksponentët kryesorë të PD-së si dhe servilët e saj të cilët kanë përfituar kur ishte PD-ja në pushtet, duke marrë pozicione të pamerituara, pasi e kanë mbështetur atë politikisht dhe verbërisht nisur nga interesat dhe përfitimet që kanë patur.

Natyrisht këta në kor të përbashkët me ta dhe me të njëjtën melodi, synojnë me çdo kusht ta rrëzojnë qeverinë e tij, për të rimarrë pushtetin e humbur në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013. Madje e keqja është se për ta realizuar këtë objektiv sjellin argumente dhe fakte jo reale lidhur me qeverisjen aktuale, apo të deformojnë premtimet e bëra si dhe politikën që ndiqet gradualisht për përmirësimin e jetës në vend. Por këto elemente si dhe ato që i mbështesin duhet ta kenë të qartë se njerëzit e ndershëm dhe me nivel dinë të vlerësojnë dhe të dallojnë se cila është e mira dhe e keqja, dinë të bëjnë seleksionimin e duhur, sepse nuk jemi në fillimet e tranzicionit. Berisha, Luli, Jozefina etj., janë lojtarë tashmë të provuar për shumë vite. Këtyre do t’u thoja tregoni veten kur flisni para publikut më të matur, më të ekuilibruar, më me kulturë, sepse me këtë sjellje, me këtë gjuhë komunikimi, ju do të humbni akoma më shumë pikë në popull, nga ç’keni humbur deri më tani. Ju për mënyrën se si flisni dhe reagoni ndaj Edi Ramës dhe elementeve të tjerë të qeverisë në pushtet, po krijoni përshtypje dhe imazhe jo të mira edhe ndaj atyre që dikur kishin të tjera konsiderata për ju. E në këtë mes keni dhe nga ata që i përkasin krahut tuaj. Kundra politikës dhe reformave që ndërmerr qeveria e Edi Ramës është edhe ajo pjesë e shoqërisë që është pa nivel e mediokër, që padyshim duke qenë e këtij niveli nuk arrin të kuptojë përmbajtjen e reformave që ndërmerren.

Së fundi, dua të nënvizoj se në pushtet nuk vihet duke thënë broçkulla e duke deformuar realitetin siç vepron PD-ja, por duke dhënë prova dhe besim te populli se duhet merituar pushtetin i humbur. Sigurisht, problematika e diktuar nxjerr në pah edhe personalitetin e vetë z.Edi Rama.

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Zoti specialist!;:Ju nuk i quani mbroçkulla ato premtime qe dha edveri yt zgjedhesve te tije, ne fushate zgjedhore dhe qe deri tan i nuk ka mbajtur asnje premtim te bere me pare?? Pse mos te themi per ju qe punoni ne zyren arsimore ne Korçe qe jeni nje specialist lepires i kategirise pare, sepse ajo zyre nuk ben ndonje pune kushedi ç’fare,- nese nuk eshte nje zyre virtuale vetem per te marre ju rrogen, sepse nje specialist flet per fushen e tije te specialitetit, e jo te beje agjitpropin e edverit..salut nga Saliu!

  • Opozita sjell fakte jo reale per te rrezuar maxhorancen ??? Me fal o! edverist servil; blerja e votave ne Korçe nuk eshte reale, apo ti je ai qe i paguante njerzit per te votuar ps-ne ???-2 Avioni i droges ne Diviake , nuk eshte fakt rreal …Dhe- 3- tethuash gjera te qena si te pa qena, qe i ka pare gjithe Shqipëria, duhet te jeshe i pa cipe si ju per ta mohuar…

    • Je aq trushkulur sa beson vertet se ne korçe u blene votat… hahahaa
      Po korça e ngriti me kembe perpjete PD-ne ka gjithe ato vite more!!!
      Ju paguan biletat e udhetimit studenteve qe ishin neper universitete tirane a elbasan a ku di une (as une nuk e miratoj qe tu paguhen udhetimet votuesve por qe ta quash kete u blene votat me duket marrezi e mendjeve te semura si e saliut dhe e jotja )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *