Bashkëjtesa fetare, vlera jonë! Me një vlerësim të tillë u prezantua Shqipëria në Forumin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Bota Islame’’, që po zhvillohet në Doha të Katarit, nga ana e kreut të shtetit, Bujar Nishani. Duke i parë në këtë këndvështrim, zhvillimet fetare në vendin tonë, Presidenti Nishani, në fjalën e tij në këtë forum tha, se besimet fetare myslimane, ortodokse dhe katolike janë shndërruar në një vlerë të çmuar identifikuese dhe shembull, nga i cili mund të mësojnë edhe kombe të tjera të zhvilluara. Sipas tij, të tre besimet janë të lidhur me kombin, me vetë ekzistencën e tij.
“Modeli shqiptar i tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë fetare është, gjithashtu, një kolonë solide në ndërtesën e shtetit shqiptar. Drejtuesit më të lartë dhe të të gjitha niveleve në institucionet dhe administratën shqiptare tradicionalisht kanë ardhur, pa paragjykim, nga të gjitha besimet, duke ruajtur me kujdes dhe urtësi ekuilibrat e shoqërisë sonë. Sot, ky model gjendet i shprehur në të gjitha qelizat e shoqërisë shqiptare. Ai është forcuar në vijimësi, duke i rezistuar izolimit të vendit dhe ndalimit të besimit gjatë regjimit komunist, apo influencave të ndryshme që erdhën nga jashtë pas hapjes ndaj botës. Ne festojnë së bashku festat fetare dhe gëzimet, ndërsa kalojmë pranë njëri-tjetrit hidhërimet në jetë”, vuri në dukje kreu i shtetit.
Presidenti Nishani tha se shteti shqiptar, edhe pse laik, ka qenë i vëmendshëm që politika të jetë gjithmonë dhe qartësisht e ndarë nga feja, që kjo e fundit të mos përdoret për qëllime politike.
Presidenti nënvizoi se “shqiptarët nuk ranë në grackën e ngjyrimeve fetare gjate luftrave ballkanike te viteve 1990 në Ballkan”.
Gjithashtu, ndalur tek marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, Nishani theksoi se ato bazohen në lidhje të forta njerëzore dhe miqësore prej me shumë se një shekulli.

Hollë-hollë, dasitë fetare janë pengesa jonë kryesore. Underground dhe implicitly lufta fetare e bën homo-albanikus një qenie aspak sociable.Orthodoksit trumbetojnë megaliidhenë dhe shenjtërojnë grekun Janullatos,Serbi Irene e bën Kosovën Jeruzalemi i grekëve, myslimanët bëjnë thirrje dhe aksione për xhihad dhe deklarojnë se jemi pranë një kryqëzate të re. Vetëm nën diktaturë dhe pa fetë nëpër këmbë homo-albanikus ishte i nënshtruar dhe i bindur. Kjo është e vërteta e hidhur për shqiptarët që s’po qytetërohen ende dhe të futen në familjen europiane.
Jeni KOMPLET GABIM.
Ortodokset shqiptare kane qene dhe jane me patriotiket dhe nuk eshte e vertete qe trumbetojne megaliidhene (sic pretendoni ju). Sa per Irenei, ta dish qe ai ka shume te drejte kur thote qe Kosova eshte e shenjte ne kuptimin fetar sepse qe ta dish ti zotrote krahina ku sot eshte Kosova ka qene vendi ku eshte bere nje nga betejat me te pergjakeshme te serbeve kundra perandorise Otomane per mbrojtjen e besimin te krishtere. Ajo beteje eshte shume domethenese dhe ndaj krahina quhet e shenjte (njesoj si beteja e Waterloo).
Ti që je njëri nga dishepujt e Janullës dhe Irenejt je i gatshëm të hidhesh në sulm kryqtarësh gjoja për të mbrojtur krishtërimin në trojet shqiptare. Me njerëz si ty kryqëzata e re do të ishte mizore. Por qëllimi juaj i vërtetë është aneksimi i këtij vendi nga fqinjët e pabesë.
Ajo beteje qe u humb nga Serbet , u be e imponuar ne Fush -Kosove me 1389, ku luftuan pa dallim pothuajse tere popujt ballkanike., nen drejtimine knjaz Lazarit(serb).Duhet thene se zulltan Muratin e vrau nje shqiptar nga fshati kopiliq , Millosh Kopiliqi.Qe ta dish tiz. Enea kosovaret e Kosova eshte e ka qene Dardani mijera vjet para se te vinin serbosllavet ne BallkanKeshtu brockullat tende te djepit te Serbise ne trojet Kosovare, jane nje lloj me ato te tjeratqe na servir zotrote se ortodokset greke nuk kane lidhje me megaliidene..!.Aleanca evjeter Rusi- Serbi -Greqi para se te ishte shteterore ka qene e mbetet edhe fetare ortodokse, qe vepron edhe tani , ndonese ne kushte te reja,.Ne se nuk e di kete duhet ta mesosh , dyshoj se je ushtar I fshehur antishqiptar , duke I bere llustra janulles.KUJDES,!!!!
andromeda e ke thene ekzaktesisht ,nuk duhet shtuar as edhe nje presje.