Post vizita në Gjermani, Basha me qëndrim të ri për statusin

redaktor

Pas vizitës në Gjermani, kreu i PD-së, Lulzim Basha shfrytëzoi mbledhjen e radhës të grupit kuvendor demokrat, për të dhënë një qëndrim mbi rekomandimin e KE për t’i dhënë vendit statusin e vendit kandidat. Sipas tij, ky rekomandim është rezultati i punës së qeverisë drejtuar nga ish Kryeministri Berisha.  Sfida e qeverisjes aktuale, për Bashën është pikërisht hapja e negociatave.

“Kemi vazhduar pa ndërprerje lobimin për marrjen e statusit kandidat, në bindjen tonë se shqiptarët e meritojnë statusin, për çfarë ka bërë dhe arritur ndër vite dhe që nuk qëndron aspak më poshtë nga vendet që e kanë marrë statusin. Kemi bindjen se axhenda e brendshme demokratike është vendimtare për hapjen e negociatave. Apelojmë për përshpejtim në këtë drejtim. Qeverisë së majtë nuk i mbeti vetëm ta merrte statusin, tani është detyrë e dyshes Rama-Meta të përmbushë kriteret për hapjen e negociatave, ky është testi i saj”, nënvizoi Basha.

Madje, kreu i demokratëve sqaroi ligjvënësit demokratë se veprimet e opozitës nuk janë konsideruar si bllokuese nga ana e aleatëve gjermanë.

“Pohoj me gëzim se PD e Shqipërisë ka në Gjermani një aleancë shumë të vyer, të qendrës së djathë gjermane, prej shumë vitesh në pushtet, lokomotive e zhvillimit. Nga kjo vizitë tepër mbresëlënëse, unë vij me njohjen me nota shumë pozitive të kontributeve që ka dhënë qeveria demokratike të kalimit demokratik dhe civil të pushteti, të projektit tonë të nisjes së re ringritjes dhe rikthimit, përmes ribashkimit, hapjes e përtëritjes së PD-së, nëpërmjet alternativës tonë për Shqipërinë. Me opozitarizmin tonë të fortë e të palëkundur, me betejat tona të njohura politike dhe ligjore, ne kemi dhënë një provë tjetër vendimtare pse Shqipëria e meriton statusin, sepse ka një opozitë që nuk fle dhe nuk u bën fresk shkeljeve”, vuri në dukje Basha.

Ndërkohë që në fjalën e tij në këtë mbledhje, kreu demokrat shprehu vlerësim për zgjedhjet në Kosovë, duke përgëzuar Kryeministrin Thaçi dhe të gjitha partitë politike për rezultatin e arritur në këto zgjedhje.

 

Share This Article
8 Comments
  • Me llafe o lulo je pro, por me vepra keni qene kundra gjithmone. E europa vlereson veprat, jo llafet.

  • Ha hahahahahaha…….Merita jauj Statusi !!!!!!

    O Lule, nese ti e ke kujtesen sa te pules, ne te tjeret mbajm mend pak me gjat…

    Po kryeministri juaj, Shpellari i pabes i Vuçidolit, ishte ne karantin 4 vitet e fundit te sundimit te tij o mavri…

    Juve vertet keni kontribut real ne lidhjen me statusin…. Bët çështe e mundur qe BE te mos na e jepte…

  • Po Birishi ishte i pranishëm? A do i vazhdoni protestat e juaja pas kësaj deklarate për të nxirë punën e qeverisë aktuale dhe për të penguar statusin, gjë të cilën e keni bërë me shumë zell deri më sot?

  • Shkoi Basha ne Gjermani dhe po ju thoshte gjermaneve qe takonte: Rama eshte trafikant droge, parate e droges do te perdoren per te demtuar demokracine dhe blere zgjedhjet, etj. etj.
    I thane gjermanet;-Mor ti pse ke ardhur deri ketu ne Gjermani, per te share qeverine qe te mos merni statusin? Hajt, los, los , i bertiten gjermanet. Dhe Basha mbathi opingat dhe ja mbathi.

  • ————————————————————————————————————————

    Prandaj BE-ja refuzoi 2-3 here qeverin “rrumpalle te korruptuar” te kriminelit Ali Bisha, qe mbushi plantacione me droge

    Z.Rama njeriu politik qe afroi Shqiperine me BE-ne.

    ————————————————————————————————————————

  • Ate qe nuk e bete ju dallkauket Sal Berisha dhe ti Lul Basha per shume vjet e beri Edi Rama ne me pak se 1 vit.
    Mbylleni gojen tuaj te qelbur qe duket si zyrhane turke dhe shkoni studioni per hoxhe ne Islamabad.Jeni bere shume bajat dhe asnje shqiptar me sado pak mend nuk ja u var hejbet.
    Dhe nje dicka tjeter,kur te shoh ty Luli me kujtohet teto Ollga qe thesh “ky debil duket sikur ka gelltitur okllaine”.

  • Shume po hiqet si ‘TRIM’ ky LULUSHKA.T’A cojne pas hekurave ku eshte vendi qe dhe meriton, ne mes te ‘horrave’, dhe te shohim sa bukur do ‘kakarise’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *