Kazinoja Hard Rock në Las Vegas ka dëbuar Ben Affleck nga tryezat ku luhej, sepse shërbimet e sigurisë e kishin pikasur që protagonisti, regjisori dhe aktori i filmit “Argo” numëronte letrat, për të mundur që të fitonte në Black Jack, një teknikë kjo e cila nëpër kazino nuk është aspak e pëlqyer. Aktori, një lojtar i apasionuar, ndodhej në një tryezë ku bastet ishin në shuma të larta. Numërimi i letrave është një teknikë, sipas të cilës ti numëron dhe mban në mendje të gjithë letrat që dalin mbi tryezë, për të vlerësuar ato që mbeten dhe për të kuptuar kështu nëse ato do të ishin favorizuese për lojtarin në pritje. Sistemi nuk është i paligjshëm, por kazinotë kanë të drejtën të vendosin nëse duhet të pranojnë apo dëbojnë një lojtar kur “e pikasin”.Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur më vonë. Sipas disa burimeve, Affleck nuk u dëbua, por iu kërkua që të largohet nga kazinoja dhe që ata të sigurisë i thanë se “ishte shumë i zoti” për të qëndruar në tryezën e lojës.

Ja fusin kot.I gjithe suksesi i lojes se letrave , aty eshte , kush di te numeroje mire dhe te mbaje mend sakte se cilat letra jane luajtur , eshte me i zoti se te tjeret,Sipas rregullit te atyre qe organzokan lojrat , duhet te qenke trap qe te hysh ne kazino , se ndryshe nuk humbet pare po qe se je i zgjuar……hahaha
ne kazinot e las vegasit mundesite e fitores jane 49 perqind per lojtarin dhe 51 perqind per kazinone. dmth ke shume mundesi te larte te fitosh. numerimi i letrave eshte i ndaluar…shio kane bere dhe filma per kete gje ( rain man ne nje fare pike, ose 21 me kevin spacey etj). ata kane te drejte jo te te largojne por te thone qe per kete loje je shume i afte keshtu qe mund te perdoresh te gjithe kazinone por vetem tek nje loje e caktuar nuk mund te luash, ne kete rast black jack.