Policia e Shkodrës në vijim të operacionit antikanabis asgjësoi sot 539 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Bima është zbuluar në vendin e quajtur “Plan i Madh”, komuna Pult e rrethit Shkodër. Policia bëri të ditur se lënda narkotike ishtë mbjellë në tre parcela. Ndërkaq po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjelle këtë bimë, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike janë pa pronar.
