Zgjedhjet në Kosovë, të cilat u zhvilluan të dielën, megjithëse të parakohshme dhe të përgatitura me ngut të madh, përfunduan dhe tashmë harta politike e Kosovës ka vetëm ndryshim të vogla, të cilat sjellin në vemendjen e gjithësecilit se, megjithë divergjencat e ndjeshme në paraqitjen e partive, njerëzit nuk kishin “luajtur” edhe aq shumë nga llogotet e tyre. Si duket, po bëhet më qarte pozicionimi i votuesve dhe i zonave të tyre, por tashmë me një veçori, disa nga partitë po dalin nga krahinarizmi i deritashëm, ndërsa disa të tjera kanë mbetur po aty.
Mund të them se janë dhjetë përvojat dhe përfundimet që erdhën nga zgjedhjet e së dielës, dhe, pas tyre, do të ketë ndoshta një përfundim, i cili është parë shpesh në politikën e Kosovës.
1.Zgjedhjet u cilësuan të drejta, të lira dhe të ndershme, në ndryshim nga zgjedhjet e herës së shkuar, të cilat u përsëritën në disa zona zgjedhore. Ata u pranuan si të tilla edhe nga kontenstuesit më të zëshëm në politikën e Kosovës, Lëvizja VetëVendosja, dhe ky është një ogur i mirë politik, çka do të thotë se liderët e saj po mësohen të binden. Nga ana tjetër do të thotë se qeveria u tërhoqi fort veshin militantëve që mbushnin kutitë, duke dalë rezultatet fantazmagorike, dhe u ngul në “mbushjen” e mendjes për të ruajtur kohezionin e saj qeverisës.
2.Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë më e votuara, pavarësisht shkëputjes nga ajo të një fraksioni politik të drejtuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi. Kryeministri i deritashëm, ndoshta edhe i ardhshëm, Thaçi, është përsëri njeriu më i votuar në Kosovë. Ndodhi që një politikan për të tretën herë është më i preferuari i votuesve, çka nuk ndodhi në Shqipëri me Berishën, për të cilin edhe dy mandate ishin të tepërt. Javët e fundit, kundër tij, Thaçit dhe partisë së tij, u bënë akuza të shumta, mbështeur në gjithëfarë informacionesh fantazmë apo të burimeve të paqarta, por kjo si duket nuk mbeti në mendimin e njerëzve. Është koha që PDK të mësojë nga besimi dhe të mos përsërisë gabimet.
3. Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk i arrin të dalë mbi veten. Hija e Rugovës ishte tepër e ndjeshme dhe nën hijen e tij nuk duket një figurë kontraverse si Isa Mustafa. Si duket , LDK-së, i ka ardhur koha të mos ndërrojë trenin, por të ndërrojë trenistin. Njeriu i ardhur në krye të LDK-së, pas një puçi partiak, por edhe nga një qeveri nën kontrollin e Milosheviqit, me afera të dyshimta në administrimin e fondit qindra milionësh marka të qeverisë së Kosovës, nuk ka arritur të bëhet i mirëpritur për njerëzit. Partia e tij ka sot rreth një të katërtën e besimit të njerëzve në Kosovë, kur para disa viteve kishte thuajse gjysmën e votuesve.
4. LDK humbet edhe një herë Kosovën, por rifiton Prishtinën – ky ishte një ndër komentet e ditës në median shqiptare të Kosovës. Në Prishtinë , si nuk ishte pritur nga rivalët e saj, LDK-ja fiton rreth 38 për qind të votave, duke mbetur kryeqyteti “hambari” i votave të saj. Lëvizja VetëVendosja, e cila, përmes kryebashkiakut, Shpend Ahmeti, drejton aktualisht bashkinë më të madhe arriti vetëm 20,64 për qind të besimit të qytetarëve. Kjo do të thotë dy gjëra; së pari, Vetëvendosja drejton Prishtinën , jo nga votat e saj, por edhe nga votat e PDK-së, e cila u bashkua në raudin e dytë kundër figurës së Isa Mustafës, dhe VetëVendosja duhet të jetë, të paktën, mirënjohëse. Së dyti, ajo duhet të zbresë me këmbë në tokë, pasi, pavarësisht se ka një rritje të numrit të deputetëve, nuk ndryshoi asgjë në renditje: mbeti forca e tretë politike në Kosovë.
5. Albin Kurti u tregua edhe një herë një lider karizmatik, që ka në natyrën e tij shpërthimin dhe befasinë, por shpërblimi për këtë nuk ishte ai i pritshmi. Deklarata e tij më e bujshme se, pas zgjedhjeve, e gjithë qeveria e Kosovës e kishte vendin në një burgun e ri që po ndërtohej , si duket nuk ishte edhe aq frymëzuese për njerëzit në Kosovë. Ndoshta ka ardhur koha që politika të jetë edhe më tej arti i së mundshmes. Jam dakord që disa prej atyre që ishin në qeverisje e kanë mbushur kupën, por atë nuk duhet t’ja derdhë një njeri i politikës përmes slloganeve, por strukturat e sistemit të drejtësisë, që edhe sot, në më të shumtën, janë nën sundimin e ndërkombëtarëve.
6. Ramush Haredinaj, jam i bindur, se ka pritur më shumë se kjo që ndodhi. Dhe, sipas bindjes sime, ai e ka merituar të ketë më shumë. E keqja më e madhe e AAK-së, së drejtuar prej tij, ishte mungesa e gjatë e liderit, çka bëri që në shumë raste, partia të luajë në politikë me dy porta, pa e ditur se ku ishte porta e saj dhe në cilën portë duhet të shënojë. Për shumë kohë nuk është ditur në se AAK ishte në pozitë të heshtur apo në opozitë të heshtur dhe dyzimi mes pritshmërisë he aksionit , si duket, solli edhe stepjen e votuesve tradicionalë të saj dhe shtimin e votuesve të rinj. Sidoqoftë Ramush Haredinaj është një njeri që i hyn fort politikës dhe këtë e bën me gjithë shpirt. Është e pabesueshme se si njeriu i rreptë i luftës është tashmë një politikan i dyerve të hapura dhe kjo e ka bërë AAK të ketë më frymëmarje.
7.Disa nga fraksionet e shkëputura më parë nga parti mëmë, si ajo e Nexhat Dacit, tashmë nuk do të jenë askund në hartën politike të Kosovës, dhe drejt kësaj, pra drejt jetës parlamentare, po shkon drejt humbjes edhe partia e Bexhet Pacollit, e cila në zgjedhjet lokale fitoi dy nga komunat kryesore, Mitrovicën dhe Gjakovën. Pas kësaj, do të jetë e vështirë të marrë veten.
8. Nisma për Kosovën, një parti e re, e drejtuar nga dy ish njerëzit e afërt të Thaçit, Limaj dhe Krasniqi, do të jetë parti parlamentare. Në vendlindjen e tij, në Malishevë, Limaj, arriti një fitore të ndjeshme, duke u bërë “profet” në vendlindje, karakteristikë e politikës shqptare në Kosovë; por Krasniqi, në Drenicë, nuk arriti asgjë të pritshme. Në Skenderaj, vendlindja e Adem Jasharit, ai nuk u ndje, ndërsa në Drenas, ku është familja e tij, nuk kaloi pragun e 10 përqindëshit. Si duket, Lladrovcët, që u pozicionuan haptas në krahun e Thaçit, u dëshmuan më të fuqishëm se sa Krasniqët. Ose, drenicakët, nuk e duan këtë lojë ndërruese, kur liderin, për më tepër, e kanë bir të tyre.
9.Partitë e dala nga lufta, (ose me liderë që ishin pjesë e luftës), së bashku, morën mbi 65 për qind të votave në Kosovë. Kjo është arritja më e lartë zgjedhore e tyre. Ç’ka do të thotë se, megjithë varganin që u ngrit kundër tyre, me sajime letrash nga liderë botërorë, artikuj të shumtë, thirrje që të mos jenë më krahët e luftës, dy të tretat e votuesve në Kosovë, u besoi edhe një herë. Ky është një besim serioz, që duhet përkthyer se, qofshin në qeverisje , qofshin në opozitë, liderët e ardhur në politikë nga lëvizja çlirimtare, duhet të jenë thellësisht më të përgjegjshëm.
10. Tabloja gjeografike e krijuar nuk i jep askujt mundësinë të qeverisë i vetëm. Duhet një koalicion dhe kjo është pjesa e vështirë e pas zgjedhjeve. Njerëzit, duke votuar kështu, e kanë shpërndarë besimin e tyre, për të shpërndarë edhe forcën e pushtetit, duke e larguar nga një parti e vetme. Personalisht do të isha për një qeverisje të gjerë mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, por nuk jam i bindur deri në fund nëse kjo do të ishte krejt e favorshme, duke njohur atë që ka shkuar mes liderëve dhe mungesën e besimit që ende është e pranishme. Shumë njerëz janë për një koalicion të madh, mes PDK-së dhe LDK-së, dhe pavarësisht se kjo është si përziesh vajin me uthull, ndoshta mund të jetë një përvojë që ia vlen të provohet. VetëVendosja ka bërë thirrje që të bojkotohet PDK-ja, dhe të tjerat të bëjnë bashkë një qeverisje të nesërme. Duke njohur aftësinë e Thaçit për kombinime dhe premtime, më saktë, pragmatizmin e tij lidhur me pushtetin, ai do të ketë në brendësi një zgjidhje rezervë.
Por mund të ndodhë ajo që ndodh zakonisht në politikën e Kosovës: një ditë të bukur, ambasadorja amerikane, të thërrasë në zyrën e saj liderët partiakë, t’u japë një zarf të mbyllur, t’u thotë “hapeni” dhe aty të gjejnë listën e ardhshme qeverisëse. A nuk ndodhi kështu edhe me zgjedhjen e përkohshme të Presidentes, që u bë mandatare e plotë dhe sërish aspiron të jetë aty?
Për Kosovën e paszgjedhjeve dhe të politikës, ditët e vështira, paskëtaj vijnë….

Prane fotografive duhej te shkruhej: WANTED ! Jo pak zullume i kane bere popullit te kosoves edhe kta halabake,duke perfituar nga medalja qe moren ne luften e UCK-se, ndoshta me ca perjashtime si Ramushi,apo Albini,edhe pse sjam shume i sigurte! Jo me kot kosovaret erdhen me bo shurren ne bregdetin e DURRSIT (me bo plazh), dhe sja fishkellyen shume ktyre!
NUK DUHET TE JETE THAÇI E ARDHMJA E KOSOVES
Edhe se pak me intereson ajo çfare ndodh ne Kosove, sepse ne fund te fundit edhe vete kosovaret e deshmuan nje gje te tille, duke shurrembushur plazhet shqiptare diten e votimit, kam bindjen se e ardhmja e Kosoves nuk duhet lene ne duart e nje injoranti te diplomuar nuk i dihet ne cilin universitet te Zvicres, siç eshte Hashim Thaçi.
E para, siç flasin vete medjat per stilin e te korruptuarit qe e ka me bollek ne dna-ne e tij.
E dyta, tendenca qe ka per zgjidhjen e problemeve me metodat e sterkolauduara te tij te “shtepive te verdha” te perdorura pa hanxhine gjate luftes per çlirimin e Kosoves.
E treta, kembekryq ulja e tij edhe ne shekullin e 21-te, me gjuhen gati gati shqipe qe perdor dhe tabolarasa-izmin e tij ne drejtimin e vendit, te ekonomise, kultures dhe zhvillimit te Kosoves.
E fundit, kodoshlleku i tij politik poltron-mbajtes, here ediramist e here Sali-ram-shiqere-serbo-malazezist, sipas drejtimit te murlaneve qe nirthtojne te ftuarit e radhes.
Me e shendeteshmja zgjidhje, do i sygjeroja politike beresve kosovare, eshte ti jepet mbeshtetja Shpend Ahmetit (edhe pse nuk me pelqen ideja e tij e bashkimit te forcuar me Shqiperine), me nje pakt edhe me “djallin”, mes gangsterit (ne kuptimin e embel te fjales) Haradinaj, Kurtit, Limajt e duke i detyruar te japin votebesim edhe ithtaret e Mustafes (natyrisht pa Mustafen vete) ne te mire te Kosoves, per te larguar nje here e pergjithmone nga butonet e komandes, kembekryqulurin Hashim Thaçi.
E bene votuesit kosovare me birbilucin e Jellsinit, Paçolli, qe per rubla e narko dollare shet edhe te ndenjurit e tij, e bene me Krasniqin arrogant i mendjemadhezuar, nuk shoh nje veshtiresi ta bejne edhe me Thaçin, qe ka ngulur kthetrat e tij te ndotura ne ardhmerine e Kosoves e te kosovareve.
Me shpejt arrini ta flakni ne harresen e kohes Thaç-rjepesin e mireqenjes se kosovareve, aq me e sigurte do jete e ardhmja e juaj, e femijeve tuaj, e nje perspektive te mundeshme te bashkimit me ne shqiptaret qe ju ndihmuam e duam t’ju ndihmojme pa interes.
Me politikanet nuke kane asgje te perbashket, me hajdutet bashkohen ne nje pike, per tradhetare seicili ka pozicionin e tij……ama qe ta shpif politiken eshte gerdalla Ramush qe njeriu me i aferm me te eshte shimpazeja..
Shume bukur e ka percaktuar gazetari B. Islami! Vaji dhe uthulla. THem se nga vaji eshte Albin Kurti i Vetvendosjes qe se paku thote cope qe nuk bej koalicion me PDK e Thacit. Nga uthulla jane gjithe te tjeret qe bejne aleance me kedo vetem per poste. Pra ne Kosove ka dy pale : Vetvendosja dhe Corb-peshtirosja.
me fale si keta ne keto foto dhe ata te politikese shqiptare jane ndonjeri shqiptare dhe a punojne pere shqiperine se veteme pere tokene shqiptare nuk punojn ete gjithe keta se ska mundesi qe ishime toka dhe jemi toka me e pasure dhe vidhete e nuk e ndalon kushe dhe shqptarete e shiperise jetojne ne mizerje dhe nuk kane asnje sherbime shtetror po veteme skllaveri poshte te pabesete dhe antishqiptaret
DELETED