Fakte të reja për ngarkesën me 250 kilogramë kokainë të ‘postuar’ nga Ekuadori në kontenierët me banane të kompanisë shqiptare “Rrapo Company”, kjo me qendër në Fier. Policia e Malit të Zi ka zbuluar disa gjurmë dhe prova që flasin për një rrjet trafikimi drejt Europës Lindore dhe se destinacioni i drogës së fortë me vlerë mbi 12 milionë euro nuk ka qenë Shqipëria. Nga hetimet rezulton se ngarkesa është porositur nga organizatat kriminale malazeze, ose ato kosovare. Por nuk përjashtohet që të dyja grupet të kenë bashkëpunuar në një porosi të vetme për ta dërguar në zonat e tyre influente të shitjes së narkotikut. Për të arritur deri këtu, organeve ligjzbatuese malazeze u janë dashur një sërë përgjimesh dhe shoqërimesh të të dyshuarve. Droga do shkarkohej nga dhoma e fshehtë në kontenier sapo anija të imbarkohej në portin e Tivarit. Ndryshimi i destinacionit të saj, pasi kontenierët duhet të zbarkoheshin në Durrës, ka ngritur dyshime të forta…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në verisonin print të gazetës DITA.

Kontenierat me “banane”. do te perfundonin ne Durres,pastaj ne Fier.Keta jane engjej.
…duhet të gjejnë një gënjeshter më të bukur për të qënë përfundimtarja!
NA LANE BOSHE HA HA
🙂