Sezoni veror dhe plazhi si zakonisht shoqërohen me shtim të numrit të vjedhjeve dhe incidenteve. Edhe ky vit duket se do të ketë të njëjtën problematikë. Një 52-vjeçar nga Tirana, me inicialet S. L., ka denoncuar dy ditë më parë se teksa bënte plazh në shezlong në sektorin “Apolonia”, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur çantën e dorës me 60 mijë lekë, një orë dore dhe dokumente. Kurse E. B., 31 vjeç, u mor nën akuzë pasi gjatë një sherri për motive të dobëta ka goditur me grushte G. M., 20 vjeç, po në të njëjtën zonë të plazhit.

Qeveria ne kembe ne ndihem te plazhisteve!!!!!!!