Elbasan, banorët e Griqanit në protestë për tjetërsimin e tokave

anazapta

Banorët e fshatit Griqan në komunën Labinot-Fushë, kanë protestuar mëngjesin e djeshëm kundër tjetërsimit të pronave në këtë zonë. Ata shprehen se, “janë pronarë të ligjshëm të tokës kur dikur ndodheshin ish-rezervat e shtetit”. Ndërkohë që sipas pretendimit, ish-drejtori i këtyre rezervave e ka privatizuar tokën në kohën e ndërrimit të pushteteve në vitin 2013 në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër, kryetari i komunës Labinot-Fushë, Osman Qosja, shpjegoi se, “me dokumentacion kjo është pronë e komunës, 4,6 hektarë, dhe privatizimi është i paligjshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *