Durrës, kosovari hiqej si gjerman për të shkuar drejt Italisë 

anazapta

Një shtetas kosovar u mor nën akuzë për falsifikim, pasi tentonte të udhëtonte me tragetin Durrës-Bari duke përdorur dokumente gjermane të falsifikuara. Policia vendore bëri me dije se në gjendje të lirë po hetohet A. J., 32 vjeç, banues në Podujevë. Gjatë përpunimit në terminal u ka dorëzuar oficerëve të kufirit një pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të F. J., të cilat dyshohet se i përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike, për të emigruar në rrugë klandestine.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *