‘Rally Albania 2014’ nis nga Peshkopia

anazapta

Ka nisur tri ditë më parë “Rally Albania 2014”, atje ku janë 180 të pasionuar pas sportit të makinave dhe motorëve, të cilët për një javë do të përshkruajnë mbi 2000 kilometra. Nga Tirana në Peshkopi, më pas në Orikum për t’u kthyer të shtunën e ardhshme sërish në kryeqytet. Teksa ka qenë dhe ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti, që është bërë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka qenë një parakalim i të gjitha mjeteve konkurruese në një prolog Tiranë-Tiranë. Mbrëmja e djeshme i ka gjetur garuesit në Peshkopi.

Mandej ditën e sotme (e martë) do të jetë një etapë Peshkopi-Peshkopi, e cila do të hyjë deri në zonën e Lurës, e pashkelur ndonjëherë nga Rally Albania. Më pas nga Peshkopia në Orikum. Të premten një cirkuit Orikum-Orikum dhe të shtunën etapa e fundit Orikum-Tiranë. Në ceremoninë e hapjes, e cila është drejtuar nga gazetarja Anila Basha, ka përshëndetur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ministri Veliaj deklaroi se ky sport do të ndihmojë vendin në promovimin e turizmit për të huajt, pse jo edhe për shqiptarët. Pjesëmarrësit në garën e “Rally Albania”-s thanë se ajo do të jetë e fortë, kjo edhe për shkak të terrenit që është përzgjedhur këtë vit.

Do të ketë shumë konkurrencë nga Evropa dhe Shqipëria, atje ku emri i Renti Sinës, që prej gjashtë vjetësh dominon Rally Albanian, duket se të bën për vete. Pjesë e garës së makinave dhe motorave janë bërë konkurrentë të shumtë nga Evropa, nga ku spikasin ata të vendeve lindore. Dhe kësisoj “Rally Albania 2014” ka nisur rrugëtimin e saj nëpër Shqipëri për të përfunduar të shtunën. Çdo detaj të garës, foto por edhe se çka ndodh minutë pas minutë me garuesit mund t’i gjeni në faqen Rally Albania 2014 në Facebook.

makina

gooo

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *