Që Enver mavria të trajtohej si perëndi, në atë kohë e në atë sistem kjo dhe justifikohej. Jo thjesht për faktin e ndalimit të besimit fetar, porse për shkak të izolimit që pjell idolatrira, për shkak të një propagande shpërfytyruese, për shkak të një sistemi politik bazuar tek njëshi i pakonkurrueshëm, të tilla që e katandisnin marrëzinë njerëzore të të bërit njeriut perëndi, si diçka krejt normale. Kur urohej që të rronte sa malet, që vdekje mos kishte dhe se kishte plot shans që të bëhej i pavdekshëm duke marrë nga jetët tona, ndodhte dhe që të besohej vërtet se në realitet mund të ndodhte kështu. Ndaj dhe vdekja e tij u përjetua si fundi i botës. I Shqipërisë po e po. Derisa me tharrjen e lumit të lotëve, u pa që jeta vazhdon; oksigjeni nuk është pakësuar, po ashtu dhe uji si bazë e jetës, kurse njerëzit vijonin të lindnin, jetonin e vdisnin si dhe më parë. E pra, duhet kujtuar kjo gjendje e dikurshme, kjo lloj psikopatie deri dhe kolektive, dhuratë e një sistemi dhe një kohe absurdi, pasi lajthitje të tilla janë ende aktive sot e kësaj dite, edhe pse në rrethana krejt të tjera. Mjaft të lexohet një intervistë e deputetes demokrate Albana Vokshi në numrin e së shtunës së kaluar të revistës Java për t`u bindur për këtë. Aq shumë e ka himnizuar Sali Berishën, sa nuk e ka patur fare problem të ulë veten në nivele minimale intelekti në funksion të hyjnizimit të liderit. “Politika shqiptare nuk mund të kuptohet pa Sali Berishën”, është shprehur Vokshi, duke lënë të nënkuptuar se në ndodhtë që i Plotfuqishmi ta merr – siç dhe vetë është shprehur kështu, gjë që nuk ka as datë e as orë të përcaktuar dhe që mund të ndodh çdo cast e për çdo arsye – politika shqiptare duhet të pushojë së funksionuari, parlamenti duhet të mbyllet, qeveri e qeveritarë të mos ketë më dhe…..ç`mbetet më pas?!
Ja pra që dhe komunistët nuk kanë patur e nuk kanë brirë! Aq të zakonshëm e të pranishëm paskan qenë e qenkan ende mes nesh, sa vetëquhen dhe demokratë! Si puna e zonja Vokshi, që për fatalitet, nuk është e vetme….në PD! / E.H.

pershkrimi eshte i sakte. por fatkeqsite tona si shqiptare jane se persona te veçante dhe jo vetem, autoviktimizohen, per nje post drejtues. eshte fushata ne pd per te zgjedhur drejtuesit
e larte te pd-se dhe te gjithe po bejne b…,lepirsin/en, per nje post.
enverri ne ate kohe e kishte deklaruar imponimin e te gjithave menyrave, ndersa ky saliu ne menyra me te sofistikuara por gjithmone imponuese, ne maniera serviluese kjo eshte politika jone dhe keta ata ish komunistet qe drjetojne me dore te hekurt, jo kunder krimit, por kush i del kunder ne politike. sepse kriminelet jane vete ata……..
Kruaje sumën sa të duash me Berishën, por me Enverin s’ke punë ti.Je shumë i vogël për t’u marrë me Enverin. Shiko Janullën dhe Irenejin që po ta ndajnë më dysh Shqipërinë me bekimin e politikanëve shqiptarë, ndërsa Enveri, në më të paktën e mbajti Shqipërinë të bashkuar, veç të tjerash.
—————————————————————————–
Ceta-Veriore PD,
eshte totalisht e cakorduar dhe vepron si Partia Komuniste
nen drejtimin e Sekretarit-Partise Ali Bisha.
——————————————————————————
enver hoxhes ti ruani atje ku esht .
U bere ti te zesh ne goje Enver Hoxhen dhe t’i thuash “mavria” ! Ti ose qe qe paguhesh per te brockollisur ! Epo dije mire , si ti ashtu edhe ata qe te kane vene te papagallosesh .
Njerezia vazhdon “jeten” , ne rast se ti i quan thjesht qenie me fryme , por SHQIPERIA KA VDEKUR !
Dhe kete ta thote cdo njeri qe eshte pak i sinqerte me veten , qofte i PD-se , qofte i cdo lloj ngjyre ! Vetem antishqiptaret qe i kane punet e tyre ne rregull , nuk ta thone , megjithese punojne cdo sekonde te dites per t’ia marre frymen e fundit SHQIPERISE , perfshi edhe ty ketu brenda !
Bukuria e kesaj verberise tende , eshte se faktin qe SHQIPERIA KA MBARUAR , e pranojne edhe vete qeverite “shqiptare” , sepse te huajt kane gjithe kohen qe tallen me te !
Iku koha kur e trajtonin si partner , benin tregeti , apo i kishin friken !
Prandaj mos te genjeje mendja se njerezit degjojne genjeshtrat e tua per te cilat paguhesh ne euro edhe me keq se Janullatosi , apo Fazlliqi i Stanishiçit , te cilet antishqiptarizimin e kane patriotizem !
Se pari artikullshkruesi nuk duhet te marre shembull nje deficente funksionale, ka edhe te tjere qe e mbajne veten si burra te mire qe bejne njesoj si kjo sorra.
Sa per Enverin mos e permendni me. Do na fusni ne gjynah me ata qe vertet kane vuiajtur shume nga sistemi. Sa me shume kohe kalon aq me shume del ne pah se ai ka qene aq sa diktator aq edhe ustai qe i duhej ketij kombi ne ate faze te historise se tij.
Keta krimbat e politikes se sotme shqiptare nuk i vijne as tek by.. Enverit. mendoheni sa plehra dhe tradhetare te interesave kombetare dhe te popullit jane, sa ne ky ” Enveri i URRYER” po na duket lule.
Na thoshin pleqte ne vitin ’90 qe Enverin 10 vjet do e shjame, 10 do e qajme dhe pastaj do fillojme ta kerkojme dhe ne talleshim me ta. Paskan pasur pak te drejte. Pse ? sepse Shqiperise ja kane marre te gjitha pasurite e saj, po shesin lumenj e dete, hidrocentrale dhe miniera nen toke e mbi toke, po percajne popullin, shkateruan arsim e shendetsi industri e gjithcka, dhe po i lene guret qe te zihen me njeri-tjetrin.
Me e keqja, populli fukara -qellimi qe ai te mendoje vetem per mbijetese dhe te mos kujtohet fare se cfare po i bejne Shqiperise trimat e politikes.
Albana ka te drejte , sepse pa Sali Berishen ,Albana nuk do bente ‘kari-eren’ qe ka bere . Nga nje femer ordiniere e halldupe,ne saje te SRB-it,(por dhe te mullaqeve te saj),kjo lloj ‘femre’ u shnderrua ne politikane,ne deputete,ne Vip dhe c’eshte me e lakmueshme ,u be dhe e pasur.
Turp per ate mbiemer qe mban kjo .Ne PD e sotme,te gjitha femrat lehin per babane e tyre shpirteror.
Hoxha, njeriu më I madh I kombit! Sa më shumë e shajnë bythlëpirësit berishianë, aq më shumë binden njerzit se në krye të kombit të tyre ka pasur një hero edhe më dritëdhënës se heroi kombëtar, Skënderbeu.
Keto shprehi s’flasin aq per znj Vokshi a Topalli; te cilat me nje “perulje agresive” kalojne ne mohim te vetvetes e figures se cdo femre duke Lartesuar z. Berisha; por eshte deshmi e vlerave te shoqerise sone dhe te nje Sistemi Politik te deshtuar.
Ky Sistem qe identifikohet perjetesisht me Liderin; i shtyn disa njerez ne nje patos te frikshem [x2] se e kane kuptuar qe nje vend pune a karrike deputeti shkon ne perpjestim me devocionin ndaj “ceshtjes” Por vjen dita qe behen te bezdishme dhe per vete Liderin; i cili i ka “gure te sigurte” e i perdor per kamikaze [shih ztrnj ristani/noka/ strazimiri] e me ne fund i hedh si limone te shtrydhur. Depersonalizimi, deri ne pikat qe ekzaltohesh nga permendja e Emrit “Historik”, s’te lejon me pas te cuditesh …qe kur dobia juaj kalon afatin e skadences, gjindesh zbuluar dhe e flakur.
Nje veneracion dhe Frike e tille ndaj Liderit ne Politiken Shqiptare ka bere qe te gjithe e shajne z. Berisha pasi ikin [ fillo me Kopliku/ Ngjela e me rradhe] dhe asnjehere kur punojne me te. Vetmohimi publik dhe servilizmi shkojne krah per krah me mungesen e karakterit.
Te besh krahasimin e Sali Berishes me Enver Hoxhen, meritat dhe te keqijat e Tij, eshte idiotizem ! Ata qe bertasin e ulerijne te terbuar nga nje fotografi e Enver Hoxhes, jane njerezit qe kane derdhur lote me shume ,kur ai vdiq me 1985 ! Ata derdhen lot , kur vdiq Enveri,por te derdhesh lot , te qash me ze e me figure, kur “dha doreheqjen ” Sali Berisha, kjo nuk ka ane e udhe ! Tshme , keta njerez,po te kritikosh Saliun,te mbysin dhe te kthehen me fjalet : Ti je kunder demokracise , ti je enverist, ti je komunist…
Trajtoni origjinen e Albanes, lidhjet e familjes se saj me P.P.Sh. dhe do te kuptoni adhurimin qe ajo ka per udheheqesit komuniste.
Po shume sakte e ka thane zonja VOKSHI. Politika shqiptare nuk mund te kuptohet pa Sali Berishen. Te gjitha te zezat Shqipnise i lane ardhur nga politika. A mund te kuptohen te zezat qe i kane ardhur Shqipnise keto 25 vjet pa Sali Berishen.
Po te mos e kishte lindur Rama me Sheqeren, kete monster, sot Shqiperia do te ishte bere si Svicra.
Po komunistet qe u mbledhen ne kongresin e 10 PPSH dhe me 11 qershor ne mengjes u gdhine socialist nga shkuan sh E.H.
Enver Hoxha eshte tashme histori.Merremi me te sepse pasardhesit e tij jane askushet.Ai ishte per kohen e vet, ashtu sic duhej.Asnje te huaj skam degjuar ta shaje ose ta cilesoje.
Te gjithe do te merren me Enver Hoxhen , miq dhe armiq te tij , te huaj dhe vendas , derisa Historia , te nxjerre nje BURRASHTETAS qe te pakten t’i afrohet atij !
Eshte boshlleku i madh qe ai ka lene jo vetem ne Shqiperi por edhe ne rajon , qe ai shfaqet e rishfaqet , sa here Shqiperia kalon kolapse , apo rajoni , paraqet zhvillime !