Kur ndryshojnë ngjyrë kameleonët

anazapta

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Vlorë

 

E pushoi këngën bilbili

Se filloi të qajë thëllëza

Kur dëgjoi ish-qeveriun

Të tregonte gjëegjëza.

 

Tetë vite në pushtet

Fajin e kish opozita

Vratë e vodhët si ditët vet’

Dhe Evropës i vutë prita.

 

Thëllëza vazhdon të qajë

Këtë herë me “oiiii”

Kur dëgjoi Lulashi Salën

Çfarë tha në Gjermani.

 

Për një çast ndryshuan ngjyrë

Të shkretët kameleonë

Nga bluja e thellë e Salës

U bënë njësh me rozën tonë.

 

Skenarët të gjithë dështuan

Evropa ftesën dërgoi

Në kët’ “vend të korruptuar”

Siç Lulka e cilësoi.

 

Ish-qeveri e pafytyrë

Treguat në sy të botës

Jeni si virus i ndyrë

Do t’ia ngjitni dhe Evropës.

 

Ju përshëndes! Takohemi në Evropë, kusarët të gjithë në gropë. Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *