Koha për të ikur për Janullatosin

anazapta

Letër e nënshkruar

Hasan Malolli

E dashur gazeta ‘DITA’, ju përshëndes dhe ju uroj për shkrimet e shkëlqyera që kini botuar ditët e fundit. Jam plotësisht dakord sidomos me opinionet  ku demaskohet antishqiptarizmi i grekut Janullatos dhe i serbit Irinej. Si besimtar un them që Zoti është Një dhe Një ësht’ Profetia e Tij: “Mes njerzve paqe e mirëkuptim”. Këtë dhe Krishti predikoi, aq sa pranoi dhe kryqëzimin. Paqja është fryma e Zotit. Por kur prelatë të një feje, nuk nxisin “paqe e mirëkuptim”, si mundet Zoti të pranojë kur bie ndesh me frymë të Tij? Ky Irinej ka bekuar klanin e Millosheviçit, Karaxhixhit e Mlladiçit, kur niseshin të vrisnin shqiptarë, kroatë dhe boshnjakë, ndërsa qindra mijë kosovarë do të dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre. Prandaj deklaratat e tij në Tiranë janë jo vetëm keqdashëse dhe antishqiptare, por edhe luftënxitëse, prandaj dhe u dënuan menjëherë nga i gjithë opinion shqiptar. Po një përgjegjësi të barabartë me Irinejin ka edhe Janullatosi që e ftoi këtë antishqiptar të merrte pjesë në shenjtërimin e katedrales, ndaj bashkophem me të gjithë ata që kërkojnë largimin e Janullatosit nga kreu i Kishës sonë shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *