Reuven Rivlin zgjidhet president i Izraelit

anazapta

 Kandidati i së djathtës izraelite, Reuven Rivlin u zgjodh sot presidenti i 10-të i shtetit të Izraelit nga Parlamenti duke pasuar presidentin në ikje, Shimon Peres, bënë të ditur burime zyrtare.

Në përfundim të një zgjedhjeje me dy raunde, Rivlin, mbështetur nga partia Likud e kryeministrit, Benjamin Netanjahu mori 63 vota nga 53 për rivalin e tij të qendrës, Meïr Sheetrit, sipas presidentit të Parlamentit, Youli Edelstein.

Në Izrael, funksioni presidencial është kryesisht protokollar. / ATSH

Share This Article
1 Comment
  • IUROJME PERSIDENTUT TE RI TE IZRAELIT DETYREN SHUME TE RENDESISHME QE KA MARE PERSIPER DHE LE TI SHPJERI EDHE METEJ PERPJEKJET PER VENDOSJEN E PAQES NE LINDJEN E MESME.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *