Miratohet vetëm me votat e mazhorancës pr/ligji për pagat dhe shpërblimet

anazapta

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për përcaktimin e pagave dhe shpërblimeve. Ky projektligj ka sjellë edhe debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputet e Partisë Demokratike i kanë konsideruar këto ndryshime në ligj si absurde, në kushtet kur sipas deputetëve të opozitës situate ekonomike në vend është e vështirë dhe nuk ka rritje të punësimit. “Këto ndryshime janë absurde dhe kërkojnë spastrime në institucione”, tha ish- ministri i Financave Ridvan Bode.

Deputeti socialist njëherësh edhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, deklaroi se ndryshimet ne këtë ligj janë bërë pasi FMN dhe BB ka kërkuar pavarësi financiare.”FMN dhe BB na kanë kërkuar pavarësi financiare dhe ndryshimet janë bërë për këtë fakt

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj” të ndryshuar”, propozohet në kuadër të paketës për rishikimin e legjislacionit për organizimin institucional dhe strukturën e pagave e të shpërblimeve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Konkretisht propozohet që në pikën 1, të nenit 2, të shfuqizohet emërtimi “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”, ndryshim që konsiston në heqjen e këtij autoriteti nga fusha e veprimit të këtij ligji.

Ky propozim është hartuar për të përmbushur rekomandimin e misionit të përbashkët të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kuadër të programit të vlerësimit të sektorit financiar, nëntor – dhjetor 2013 (në vijim misioni FSAP). Misioni FSAP rekomandon se duhet të amendohet ligji i AMF-së dhe AMF-ja duhet të përjashtohet nga ligji për pagat dhe strukturat e institucioneve të pavarura. Ky rekomandim vjen për arsye se organizimi institucional për mbikëqyrjen ka rezultuar joefektiv për shkak të mungesës së pavarësisë reale, kufizimeve të rënda të burimeve financiare, mungesës së përfaqësimit në procesin e ligjbërjes dhe mungesave akute të personelit të kualifikuar.

AMF-ja, megjithëse në ligjin e vet e ka të parashikuar ushtrimin në mënyrë të pavarur të kompetencave për shpërndarjen dhe përdorimin e fondeve (konkretisht në nenin 21 të ligjit në fuqi), në praktikë nuk i ushtron dot për shkak të ligjit për pagat dhe strukturat e institucioneve të pavarura, i cili i ka hequr AMF-së pavarësinë e njohur me ligjin e vet organik. / ATSH

Share This Article
2 Comments
  • Deputeti socialist njëherësh edhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, [artikulli]

    Tani po tallen fare… ky eshte pergjegjes per Financat Publike ne K. Ekonomise?


    … dhe kërkojnë spastrime në institucione”, tha ish- ministri i Financave Ridvan Bode. [artikulli]

    Ky eshte dhe ne Komision(?) personi pergjegjes per Borxhin Publik [qe ne cdo shtet do ishte nen akuza penale, te pakten per Keq-Manaxhim e paaftesi] i cili akoma dhe sot nuk eshte saktesuar sa eshte…

    S K A N D A L.

    2x

    Iku dhe kjo Legjislature me te injorante te ekonomise e financave, e Fondet Publike do perfundojne keq e me keq.

  • Zoterinj te Komisionit !
    Parashikoni,ne kete kuader,heqjen e shperblimit te deputeteve per pjesemarje ne mbledhjet e komisioneve te Kuvendit.Eshte shperblim i pa nevojshem,krejtesisht i pa nevojshem.Deputetet nuk bejne ndonje pune PLUS dhe te rende qe tu qjme hallin me nje shperblim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *