Partia Demokratike e Kosovës “i hakërrehet” marrëveshjes së LDK-së, AAK dhe Nismës me ligjin themeltar të shtetit. Përmes një njoftimi për shtyp partia e drejtuar nga Hashim Thaçit deklaron se është fituesja e zgjedhjeve dhe mandati për formimin e qeverisë i takon asaj dhe vetëm asaj, në bazë të Kushtetutës.
PDK ka hedhur kështu poshtë, shpresat e opozitës së bashkuar në Kosovë, që nënshkroi sot një marrëveshje trepalëshe për të marrë qeverinë e Kosovës në kushtet kur PDK-së së Hashim Thaçit i nevojitet një koalicion për të krijuar qeverinë.
Në njoftimin e bërë në mbrëmje nga PDK-ja thuhet se kjo parti “vlerëson lart gjithë procesin e zgjedhjeve të përgjithshmë për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe përgëzon qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për arritjen e standardeve më të larta demokratike.”
Deklarata për shtyp e Partisë Demokratike të Kosovës
Në lidhje me deklarimet e sotme të disa partive politike për formimin e koalicionit te ardhshëm qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton shumë qartë se mandati për formimin e Qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës.
Mandati për formimin e Qeverisë buron nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët i dhanë Partisë Demokratike të Kosovës besimin për të vazhduar udhëheqjen e Qeverisë dhe për të zbatuar Misionin e Ri për Kosovën, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ne i bëjmë ftesë të gjithëve që të përmbahen nga tendenca për të shkelur verdiktin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me votën e tyre sovrane kane shprehur qartë vullnetin e tyre politik dhe qytetar për katër vitet e ardhshme.
Partia Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të kenë besim të plotë në institucionet përgjegjëse dhe në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Taci duket qe ne cehre qe eshte njeri pozitiv. Njerezit me kot sulmojne, shajne dhe urrejne liderat kryesore te partive kryesore; Berishen, Ramen, Meten etj. Fajtore nuk jane ata per gabimet dhe fajet qe bejne ne qeverisje. Fajtoret e vertete dhe me te ligjte e te ligjve jane sahanlepiresit, servilet qe mbeshtesin qorrazi dhe ne menyre persistente keta. Edhe Enverin servilet dhe dallkauket e moren ne qafe se ishte djale dhe burre zotni !
Qeverine e ben ai qe ka numrat. Nese Hashimi i ka bujrum le ta beje, por nese nuk i ka, mandatohet partia e dyte per te formuar qeverine. Ky eshte ligj i demokracise dhe duhet respektuar.
Hashimi nje bari lopesh dhe nje hajdut i cili e shkaterroi popullin e Kosoves.
Per lopet eshte lopcari, jo bariu. Bariu eshte per te imtat. Ne kemi barinj.
Po mire mor Thac ta zeme se e ben qeverine ti. Qeveria jote duhet te marre mbeshtetjen e parlamentit. I ke 61 vota ti per tu aprovuar?
Hashimi mjafton te fershelleje,mblidhen vete sahanlepiresit e pushtetit.Nuk ka ndodhur nder shqiptare,qe nje parti te fitoje zgjedhjet dhe te humbe koalicionin.
Zoti Thaci eshte krejt gabim e gabim dy here. Kushtetuta a Kosoves si akti final i saj, ka Neni 95:
____
Zgjedhja e Qeverisë
_________________
1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. 2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. 3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre
——————
Nuk thuhet jemi Parti Fituese pasi merr me shume se te tjeret; je fituese vetem ne Maxhoritet si Parti e vetme, sic dhe ne Shqiperi Partia Socialiste nuk i fitoi zgjedhjet. Maxhoriteti matet me votat parlamentare jo me numrin e votave te publikut/a/ pjesmarrjen ne votime, ato jane 50% +1 deputet. Nese do hysh ne Interpretim Numrash del zbuluar; se neser 5 parti me 17% e 21% e 6% e 23% e 24% e ca subjekte te tjera, nuk pretendohet se 24% ka Prioritet. Nga doli kjo “cmenduri politike”
Z. Thaci po tenton:
* te fitoje kohe, per te peshkuar “diku” numrat e mbetur, plus pakicat entike e/a te coje vendin ne zgjedhje te parakohshme, si “opozite bllokuese”
* duke krijuar tensione ekstreme te politikes, tenton te terheqe te pakten nje partner te Koalicionit; ose ta beje te kaloje anasnjanes.
Firma e 3 kr- te partive tashme eshte Akt Ligjor per nje Koalicion te Formuar (!) z Thaci duhet te heqe dore nga keto akrobaci te rrezikshme; buxheti/ popullata e Kosoves nuk mbajne dot nje Krize Konstitucionale apo bllokime te ketij lloji.
I nderuar Kr-Minister, “moret me shume vota se cdo Parti tjeter individualisht” por nuk fituat nje Gare Sporti, se kush doli i Pari. Mos u beni qesharak e terhiquni me dinjitet, jeni ne procedim permbi 8 vjet te nje populate me varferi estkreme; e qofte $1 e 1 minute; Kosoves nuk ja mban xhepi te humbe.
Sa per precedente Historike, kur koalicionet jane rreth nje Partie te Madhe, tentojne ti shkojne ne fund mandateve; ose zgjasin me shume; koalicionet e bera nga Partite Minore; zakonisht prishen me lehte pasi ato s’kane c’te humbin; ne ju ngushellon kjo deri-diku; per cdo gje tjeter Kushtetuta eshte mjaft e qarte. Si dhe pervoja Politike Boterore, bazuar ne Konceptin e Koalicionit; fiton ai qe ben numrat 50+1. Kushtetuta e Kosoves po ashtu [kujdes!] nuk flet per koalicione para-zgjedhore e as nuk ve asnje lloj parakushti; por thote: (a) presidenti konsultohet me partite (b) me miratimin e tyre propozon kandidatin e rekomenduar nga ato (c) qe kane Shumicen ne Parlament = 50% +1 deputet.
Z. Thaci, Ikni shpejt nese ju ka ngelur pak dinjitet, se Ligjerisht Keni Rene.
Re nga lisi a nga kali,
thone,shpeton e ja del mbane!
Re nga fiku a gomari?!
As Zoti s’te bene derman!…
Shkoni mesoni Kushtetuten o te gjore…………
PAB e ke gabim.ne forme thaci ka te drejte. i takon atij me kushtetute te tentoje te krijoje brenda 15 ditesh nje qeveri dhe ta votebesoje ne parlament. vetem po s ja arriti atehere partite e tjera mund te shpallin opsionin e tyre. kjo qe po ben koalicioni i opozites nuk eshte demokratike. priten 4 vjet ne opozite.nuk u be qameti te presin dhe dy jave. une nga shqiperia keshtu e kuptoj pa qene aspak partizan i asnjeres pale
Nuk e kam gabim, prandaj prura Nenin 95 te Kushtetues se Kosoves ku pika 1 sqaron problemin. Flitet per parti politike ne koalicion (jo parazgjedhor!) Qe kane me shume Deputete. Jo per vota te pergjithshme e gare sportive se kush del i pari.
Kr.M do e paraqese Maxhoranca me me shume deputete ne Kuvend.
Pastaj vjen pika 2 e me rradhe.
Me respekt per ju por gabim e ka Thaci.
Ne kushtet kur koalicioni eshte bere pas zgjedhjeve dhe jo perpara, une e konsideroj si pabesi te rende ndaj elektoratit dhe si e tille ai s’ka si te pranohet. Prandaj Thaci ka te drejte te kerkoj perseritjen e votimeve.
Politikat e LDK te Isa Mustafes jane politikat anti UÇK dhe anti shqiptare. Politika qe provokojne lufte vellavrasese (lufte civile) mes shqiptareve veq per ta ruajtur pushtetin qe ua ka lene amanet Tito. Po, si i besuan atij dy njerezit tane te “luftes” se UÇK?!… Çfare bene Ramushi e Fatmiri s’i ka hije asnje shqiptari, por, prape eshte pune e tyre personale. Çdokush lidhet per kunxhi t’vet! Po me e qite ne pushtet partine antishqiptare te Titos LKJ (LDK) eshte me teper se anti shqiptare. Te mos harrojme se Shqiperise dhe popullit shqiptar te gjitha te zezat i vine prej politikes se Beogradit, te cilen politike e perfaqeson LDK me ne krye Dinastine e Hamiteve e Rrahmaneve…
Shqiperi dhe Tirane shqiptare, populli shqiptare ne trojet e veta te copetuara e te pushtuara i ka syte tek Ju. Mos u lejoni kriminelve odrinere te Titos e te Ibrahim Rugoves te na provokojne e perçajne, sepse ata nuk meritojne asnje pushtet shqiptar… Isa me politikat e tij te LDK po nxite lufte qytetare… Po kush ia jep ate te “drejte”?!…
DRENICA E KUQE
ke mbetur ti katunar te na tregosh se kush po e lufton kë.
Ikni more mbeturina metalike
Lufte vellavrasese beri Hashimi duke vrare kundershtare politike.
LIDERAT SHQYPTARE VUAJNE HISTORIKISHT NGA ETJA PER PUSHTET POR SHQYPTARET VUAJNE HISTORIKISHT NGA MUNGESA E INTELIGJENCES DHE CIVILIZIMIT NE ZGJEDHJEN E BOSIT NE DREJTIMIN E VENDIT
Ndryshe nuk do te zgjidhnin dhe mbanin gjakatarin sadist Enver Hoxha, pa dipllome dhe pa shkolle per 50 vjet me radhe te drejtonte Shqypnine si nje CIFLIK personal te familjes se tij. Krimet e Enver Hoxhes akoma nuk jane denuar publikisht, ai mbahet akoma si HERO i popullit dhe i punes socialiste me vendim Kuvendi dhe Piramida e tij famekeqe qendron si nje ogur i keq historik ne mes te Tiranes. Si ne asnje vend tjeter demokratik ne Bote.
Ndryshe nuk do te zgjidhnin Sali Berishen, sekretarin e Partise se Punes dhe mikun e familjes Hoxha dy here ne postin e BOSIT, aq me teper kur heren e pare e kishin hequr me forcen e kallashit. Krimet e Saliut akoma nuk jane denuar dhe ndeshkuar nga Drejtesia dhe PS-ja me LSI-ne ne pushtet nuk japin shenja qe kane ndermend te “RILINDIN” Drejtesine ne vendin tone duke filluar me ndeshkimin e bandes zullumqare te Sali Berishes. Sic veproi Kroacia me ish kryeministrin e saj Sanader perpara se t’i bashkohej BE-se.
Ndryshe nuk do te kishin zgjedhur ne krye te PS-se dhe ne krye te shtetit nje kryeminister pijanec dhe bixhozxhi si Fato Nano qe vrau nje kalimtar ne autostrade me makinen e tij lluksoze dhe e hodhi te gjalle ne kanal si nje qen rruge bashke me deputetin aktual Blendi Klosi duke u larguar me pas nga vendi i krimit si frikacake ordinere.
Keshtu edhe kosovaret po te kishin me shume intelekt dhe te mos ishin milet dru me pre nuk do te kishin zgjedhur ne krye te Kosoves Hashim Thacin prej Zvicre qe nuk ka asnje dipllome dhe shkolle te hajrit dhe nuk do t’i kishin besuar demagogjise mashtruese politike ne nje kohe qe EULEX-i vazhdimisht prangos ministrat e tij.
shume njerz te lodhe ini mer.
Z. Thaçi e votoj populli,
ta dini ni sen, se me kit koalicion dot te ket shum probleme, marre dot te ken se qa bojn ndaj Thaçit.
Marri per shypataret
Eshta analog me rastin e koalicjonit te Berishes me Ilir Meten ne 2009.Kur populli nuk te do gjendet menyra e largimit edhe kur mendon se ke shume vota…….!Edhe Mustafa nuk durohet ne Qeverine e Kosoves,por c te besh jane dege te te njejtit trung si ne Shqiperi…….!
klysht e dods nuk mujn me ardh ne pushtet THaqi dota formoj qeverin e re
nese nuk ka mundsi Kosovart dot shkojn ne zgjedhje te reja
por sipas mendimit tim personal THaqi dota formoj qeverin ere pa tjeter
xhobajden i ka thne se Thaqi eshte gjorgjvashingtoni i dyt eka voten e sovranit
Populli e ka votu.fitore
Hashim a je kah nerth?
MBANI BURA SE JU JENI DEBILA SE QEVERIN E BEN KY I MENCURI??
Koalicioni qe ben R. Haradinajn kryeminister ka gjetur zgjidhjen e duhur. Se Ramushi eshte kryeminister perfaqesues i luftes se Kosoves 100 here me shume se Thaci. Qeveria e Thacit me makinacione ndenji ne pushtet dhe Hashimi nuk ka pse habitet qe prej bashkimit te votave del ne opozite. Kjo eshte demokracia. Qeveris kush ka vota me shume ne kuvend. Prandaj Thaci duhet te thote : Mbahuni burra, opoziten e bejme ne.
A ju kujton oll Lili diçka? Epo qeveri me Mustafen nuk mund te behet. Eshte kokra fshatarit.Humbi Prishtinen dhe do Kosoven. Me kë kryeminister?! Po ai nuk di te flase mor qyqar.
nji gje eshte e vertete se Hashimi do beje qeverine e Re
…ME ÇDO ÇMIM! KURRË TË MOS LËSHOJMË PE,
– KUR ËSHTË NË PYETJE T´ NA RICOPËTOHET-RRUDHET ATDHEU!
(Përgjigje një komentuesi këtu në FB,-me nofkën “Nata Dita”).
…Në shkrimet e mia, kurdoherë e kam theksuar idenë e madhe të VV; ne duhet të jemi zot shtëpie në vendin tonë,-mendoj se, kjo ide mund të realizohet nëse politikanët dhe diplomatët shqiptarë janë të vendosur, ta pranojnë bashkëpunimin me qarqet mike kudo nëpër botë, por jo imponimet e “miqve” të hapur e të maskuar të Serbisë dhe të shteteve tjera ballkanike okupatore të trojeve tona etnike.
Këtu, nuk është çështja KRYESORE një pyetje se kush do të vijë në pushtet ky apo ai udhëheqës; por është në pyetje ardhmëria e Mitrvicës dhe trojeve të tjera shqiptare; bisedimet me Serbinë, me Malin e Zi, për malet tona andej kah Peja, e të tjera, nuk duhet të bëhen KURRSESI, për t´u tërhequr ne me metoda “moderne”, me lëshime Konferencave imperialiste të Evropës, madje me biekimi tragjik të vet “shqiptarëve”, në rrudhjen e territoreve tona!..
-Kurrë dhe me çdo çmim!… As për hatër të askujt!
Nëse znj e z, euro-atlantikë kanë toka të paanë, për hir të paqes në rajonin tonë, të cilin vet kanë kuridsur me minat shpëthyese për më tepër se një shekull, duke i copëtuar trojet tona etnike;- le t´ua falin fqinjëve tanë mizorë-okupatorë; nëse jo ndryshe le të hapin koloni në favore të tyre atje, për faktin që, imperialistët dinë si të përfitojnë nga kolonitë e huaja!
-Le të mësohen edhe ata të falin territoret e tyre,
– ashtu siç po tregohen tejet dorëlirë, në faljen e territoreve tona!
E, sa për trimat e Hajdar Dushit, asnjëherë trojet tona etnike, s´kanë mbetur pa trimat e Hajdar Dushit- po as pa horrat e Esat Pashë Kurrkushit!
Fatbardhësisht dhe fatkeqësisht se, ishte dhe është kështu, gjer më sot!
11 Qershor. 2014
e more Hashim more kryekriminel po mundohesh me dhune me marr pushtetin, 70% i ke kundra o kryepeshk, ti e meriton tash denimin, qka i ke bo popullit kosovar, e ke varferu tej mase, shendetesia mjerim, punesimi mjerim, ekonmomia mjerim, ti duhet te japesh pergjegjesi tahs para popullit, ose perndryshe e meriton 1 plumb ne emer te popullit ne lule te ballit.