Pyjet, ministria investon 5 milionë, mafia përlau mijëra kamionë dru  

anazapta

Teksa Ministria e Mjedisit ka vendosur që për rigjenerimin e pyjeve, të mbjellë 2 milionë pemë në një sipërfaqe prej 300 hektarë, mafia e pyjeve në Ballkan llogaritet t’i ketë “gllabëruar” të paktën mijëra kamionë me dru Shqipërisë.

 

Investimi 5 milionë euro

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllako tha se “Investimi në Parkun Kombëtar të Lurës, në harkun e një vit mendohet të shkojë në vlerën e mbi 1 milion dollarëve të dhëna vecanërisht për rikthimin në identitet të këtij Parku, ku faza e parë do të jetë rehabilitimi i infrastrukturës rrugore hyrëse në Parkun e Lurës, vendosja e sinjalistikës orientuese, pastrimi i ambienteve të parkut dhe liqeneve të tij, për të kaluar më pas në fazën e dytë tek ripyllëzimi i parkut në një sipërfaqje rreth 300 hektarë. Fidanët që kryesisht do të mbillen janë robull, arni dhe hartine”. Por veç rehabilitimit të plotë të Lurës Ministria e Mjedisit ka siguruar një fond prej 5 milion eurosh që do të përdoren për të ndërhyrë në ripyllëzimin e disa zonave të mbrojtura. Bllako tha se “Do të ketë investime në parqe të tjera si në atë të Divjakë-Karavastasë, në peisazhin e mbrojtur të Lumit të Bunës, Velipojë, në shëtitoren e Drinit në Lezhë, në Kune Vain në Tale dhe në shumë zona të tjera”,

 

Mafia e pyjeve të Shqipërisë

Më 4 qershor, një hetim i “BIRN”, (OJF mediatike) zbulon se si në vitet e fundit janë prerë në mënyrë të paligjshme dhjetëra mijëra pemë. Hetimi fokusohet në disa shtete, veçanërisht Rumani dhe Shqipëri. Në Rumani, sipas vlerësimeve të prokurë, janë të ngarkuar 120 mijë kamionë druri, me përfitime prej 350 milionë dollarësh. Shqipëria, sipas hetimit të “BIRN”, paraqet një problem të ngjashëm, sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Rojet preferojnë të “mbyllin njërin sy” dhe u tregojnë specialistëve të BIRN se operacionet janë kryer nga kriminelët e armatosur dhe të dhunshëm, ndërkohë që arma e tyre e vetme është regjistri i gjobave. “Kemi fëmijë në shtëpi”-thotë një nga agjentët e intervistuar nga “BIRN”-. që kanë nevojë për ushqim në tryezë”. Në Parkun Kombëtar të Lurës, Shqipëria, ka vetëm dy roje për të monitoruar një sipërfaqe prej 24.700 metra katrorë. Ka hektarë të tëra me pyje që tashmë janë zhdukur. Sipas prokurorëve të hetojnë, një problem i përbashkët në vendet e përfshira është shkalla e pandëshkueshmërisë, e shkaktuar nga të metat e mëdha legjislative në këtë fushë. Simbolik i kësaj është fakti se në Rumani nuk është ekzekutuar një arrestim për prerjet e paligjshme. Mirëpo në Shqipëri, prej të paktën 8 muajsh ka nisur një fushatë e ashpër e ndalimeve të personave që kanë prerë pyjet pa lejë. Derimë tani, me përafërsi 100 persona janë dërguar për ndjekje penale, përgjatë këtij harku hohor.

 

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *