Gjatë një operacioni të djeshëm, Policia e Tiranës arrestoi dy shtetas të cilët akuzohen për realizimin e mbi 20 vjedhjeve në kryeqytet. Për të hapur dyert e blinduara përdoreshin karta telefoni kurse shënjestër ishin banesat e qytetarëve për të rrëmbyer sende të çmuara e deri televizorë plazma. Autorët u arrestuan në sajë të dy operacioneve të koduara me emrin “Kasketa” dhe “Komshiu”. Në pranga u vu Aleksandër Ndrelalaj, 44 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhjen e banesës së shtetasit të B.A. Nga ecuria e hetimit është dokumentuar tërësisht implikimi i tij në 19-të vjedhje. Sakaq, në pranga u vu Selaudin Shehu, i cili akuzohet për 5 vjedhje. Kështu sipas njoftimit të policisë së Tiranës mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ”Komshiu”, u bë dokumentimi ligjor dhe në orën 23.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Filip Selaudin Shehu, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse nga puna e bërë rezultoi se është autor i vjedhjeve të ndodhura, më datë 09.06.2014, ka vjedhur një sasi bizhuteri të ndryshme dhe materiale të tjera në banesën e shtetasit A.L, teksa akuzohet edhe për 4 grabitje të tjera.

Shtypini këta krimba? Këta e duan pa djersë cdo gjë! Shtypini se neser pasi te kene grumbulluar pasuri ky lloj llumi do te jete pronari ynë. Do të kemi “pronarë krimba”!? Bukur apo jo?