Breshëri dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në serat dhe të mbjellat e zonës së Myzeqesë. Më të prekura dhe të dëmtuara kanë qenë komunat Allkaj dhe Krutje, ku kalimi i furtunës ka shkaktuar mjaft dëme ekonomike për fermerët e zonës. Dëmi ekonomik llogaritet të jetë tepër i madh në prodhimin e pritshëm për fermerët në kulturën e grurit dhe vreshtarisë. Të prekura kanë qenë edhe ndërtimet dhe linjat e energjisë elektrike në komunën e Krutjës. U ngrit një grup pune për verifikimin e dëmeve, i kryesuar nga nënprefekti Ilir Dervishi.
