Një vetëvrasja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bregas të Gramshit. Familjarët gjetën në banesë të vetëvarur me litar, Sybi Dyrmyshin, 60 vjeç, banues në zonën e komunës Kushovë. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet e para, si dhe nga deklarimet e mbledhura, rezultoi se i ndjeri ka qenë i vetëm në banesë në momentin e vetëflijimit. Shkak dyshohet të jetë depresioni nga i cili vuante 60-vjeçari dhe hetimet po vijojnë me mbledhje të dëshmive të të afërmve.
