Krujë, aksion në Cudhi, korren 500 rrënjë kanabisi

anazapta

Vijon aksioni antikanabis në zonën e thellë të Krujës. Policia ka zbarkuar në fshatin Cudhi duke zbuluar në pyll parcela me 500 rrënjë kanabis sativa, që janë asgjësuar me zjarr ditën e djeshme. Sipas policisë, lënda narkotike u gjet e mbjellë në tre parcela të ndryshme, në tokë pylli, pa pronar, për të cilat ende nuk ka një autor. Ndërkohë gjatë kontrollit policia evidentoi edhe 6 parcela të tjera, për të cilat dyshohet se po bëheshin gati për mbjelljen e kanabisit, pasi ishin hapur gropat. Në Krujë janë korrur rreth 2 mijë bimë hashashi në tre javët e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *