Analizat dhe ekzaminimet që bëhen falas nëse dhuroni gjak

anazapta

Alarmet e lëshuara here pas here nga strukturat spitalore rreth mungesës së gjakut, duket se nuk po ndikojnë në ndërgjegjësimin e popullatës për shtimin e dhurimeve vullnetare. Në prag të “Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut” (14 qershor), Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se dhurimet në vendin tonë janë shumë të ulëta, dhe pothuajse të papërfillshme krahasuar me nevojat reale që raportojnë spitalet rreth trajtimit të shumë sëmundjeve. Sipas të dhënave rezulton se vetëm

0.9 për qind e popullatës shqiptare kontribuon në dhurimin e gjakut, pjesa dërrmuese e të cilës njihen ndryshe si dhuruesit e rregullt me pagesë. Për këtë vit, fokusi i fushatës sensibilizuese për shtimin e dhurimeve është vendosur të jetë nën moton “Gjak i sigurt për të shpëtuar nënat”. Nismë kjo që synon rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, e cila ndihmon për të parandaluar vdekshmërinë amtare. Krahas, aktit human të dhurimit të gjakut për t’u ardhur në ndihmë pacientëve me sëmundje të ndryshme, dhuruesi mund të përfitojë edhe kryerjen e një sërë analizave dhe ekzaminimeve falas. Në këtë formë konfirmon edhe ecurinë e tij shëndetësore. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thuhet se çdo ditë vdesin 800 gra si rrjedhojë e komplikacioneve që ato kanë gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës. Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve janë në vendet që janë në zhvillim. Një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë tek gratë është hemorragjia e rëndë gjatë dhe pas lindjes së fëmijës, e cila rëndohet për shkak të pamundësisë për të zëvendësuar me gjak sasinë e humbur. Ekspertët e ISHP-së, sqarojnë se aksesi për gjak dhe produktet e tij, të sigurta dhe të mjaftueshme, si dhe përdorimi racional dhe i sigurt i transfuzionit të gjakut mbeten një sfidë edhe për vendin tonë. Dhurimi i gjakut nevojitet për tu ardhur në ndihmë: “Grave me komplikacione gjatë shtatzënisë, si dhe hemorragji përpara, gjatë dhe pas lindjes. Dhurimi i gjakut i vjen në ndihmë edhe fëmijëve me anemi të theksuar që shpesh vijnë nga malaria dhe kequshqyerja. Nevojë për gjak kanë edhe njerëzit të cilët pësojnë aksidente dhe u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike, pacientët me kancer, si dhe në shumë ndërhyrje të tjera kirurgjikale që trajtohen në spitalet shqiptare. Gjaku është i nevojshëm për njerëzit të cilët janë të sëmurë dhe duan në mënyrë të rregullt transfuzione gjaku, si pacientët me talasemi, me sëmundjen drepanocitare të gjakut, me hemofili, leuçemi, etj.

 

Lajmin e plotë e lexoni sot në “DITA”, print

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *