Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin francez “Le grand Soir 3”. Rama është shprehur se “shqiptarët nuk janë të zhgënjyer dhe besojnë ende në Bashkimin Europian”.
Edi Rama, faleminderit që jeni me ne! I keni ndjekur me vëmendje imagjinoj zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe keni parë që ka shumë zhgënjim kundrejt Europës dhe institucioneve Europiane ndërsa ju doni t’i bashkoheni klubit, çfarë ju tërheq në Europë?
Ne bëjmë pjesë në europianët që vazhdojnë ende të besojnë ëndrrën e Shumanit e gjithë themeluesve të Europës. Do t’ju them diçka; ka njëqind vjet që kur Lufta e Parë Botërore filloi dhe pas saj cikli i luftërave, por është hera e parë që kemi paqen mes vetes ne në Ballkan, jo sepse jemi engjëj të paqes, por sepse jemi të bindur se Europa është e ardhmja jonë. E them këtë për vendin tim dhe njëkohësisht për gjithë të tjerët. Nuk shoh dhe nuk besoj që ka ndonjë projekt tjetër që njerëzimi ka krijuar që mund të krahasohet me projektin e madh europian.
Ta theksojmë për shikuesit se fakti që ju flisni kaq mirë frëngjisht, e pamë edhe më parë që gjuha franceze mësohet në vendin tuaj, po rasti juaj është se ju keni jetuar disa vite në Francë.
Shqipëria është pjesë e frankofonisë dhe është një vend ku mësohet frëngjishtja, ku flasim shumë gjuhë të huaja. Është vendi me moshën më të re në Europë dhe po ashtu vendi që ka dalë nga një diktaturë shumë e egër. Gjithashtu, është vendi ku sipas statistikave jemi më të hapurit ndaj Europës.
Ç’do të thoshit për ata që shohin sot këtë intervistë dhe thonë, edhe një vend tjetër, edhe një vend tjetër më i varfër se ne. Ju bezdis të ushqeni euroskepticizmin, si do reagonit ndaj tyre ?
Unë besoj që euroskepticizmi është ushqyer nga frikëra që nuk bazohen në realitetin e Europës dhe më vjen keq që euroskepticizmi vazhdon të rritet, sepse nuk shoh ndonjë projekt tjetër më të mundshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, si Europa.
Ju nuk mendoni se duhet të bëhet një pauzë, për hyrjet e reja ?
Po ju them ju francezëve diçka shumë të thjeshtë; Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër. Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi. Por nga ana tjetër dua të përfitoj të them që është diçka e çuditshme që Franca, një nga shtyllat themeluese të Europës ndodhet në këtë situatë, mjaft të veçantë, ku të flasësh për Europën nuk është edhe aq e rregullt politikisht dhe është vërtet diçka që të bën të ndihesh keq.
Ju do të takoni nesër François Hollande dhe ndoshta do të flisni për zgjedhjet europiane, por a mendoni se e keni mbështetjen e tij për statusin e vendit kandidat ?
Besoj që Presidenti francez ka pasur një vizion të qartë kur vitin e kaluar ai i mblodhi liderët e vendeve europiane në Bordeaux dhe foli për një të ardhme europiane të vendeve Ballkanike. Dhe besoj gjithashtu se kancelarja Angela Merkel ka po ashtu një vizion të qartë për të ardhmen e Europës, kur ajo u angazhua për të organizuar një Samit me liderët ballkanikë për të parë mundësitë sesi këto vende mund të lidheshin bashkë në një të ardhme të përbashkët.

Z. Rama ka nje llogjike te hekurt per te bindur skeptiket ta respektojne dhe ta degjojne me
vemendje ! Nje lider autentik, ”sui generis” ne elokuencen e tij .
leri endrat zoti kryeminister dhe shiko realitetin. popujt e unionit e treguan me vote se BE eshte nje qeveri e tepert qe nuk ka arsye te funksionoje dhe si te mos mjaftonin taksat brenda shtetit te paguhen taksa edhe per BE ne. mjaft me me peralla dhe endra kthejuni realitetit.
Me ne fund zgjodhi dhe Shqiperia nje udheheqes me vizjon te kjarte Europian.
Me Ramen dhe mbeshtetsit e tij rritet shpresa, qe dhe ne shqipetaret , te ndjehemi qytetar
te ketij kontinenti “plak”:
POLITIKA SHQYPTARE NUK KA KERKUAR KURRE FALJE PER KRIMET E KOMUNIZMIT, MBAN DITKATORIN SI “HERO” DHE MINISTRAT E RAMES BEJNE HOMAZHE TEK LAPIKDARET KOMUNISTE ME FOTOGRAFINE E SADISTIT ENVER HOXHA NE DORE.
Kjo nuk eshte TEKE e Evropes qe nuk po vendos per antarsimin e vendit tone ne Bashkine e vendeve antikomuniste dhe demokratike evropiane, por perkedheli dhe debilizem alla albanez ne drejtimin e shtetit. Prandaj Edi Rama te mos e kerkoje fajin tek skepticizmi i BE-se per politiken tone kombetare si “Mesalla me dy Faqe”, por ta gjeje dhe kerkoje fajin tek indoktrinimi i vet enverist megjithe ate tek aleati i vet si Mbreti i Koruupsionit dhe i Ryshfetit ne Shqypni Ilir Meta.
Ehh mor i dashur tè kishim pasur njè si Edi R. ne vitet 90-91 ndoshta nuk do ishim tè pasur(nga ana ekonomike) por tè paktè nuk do kishim gjithè ata krime ku shumè nèna derdhin lot edhe sot per ato djemè qè s’kthehen mè pasi
LIGJI,DREJTESIA etj kanè mbetur nè sirtarin e Politikanève.
Bravo Edi Rama.Me ne fund nje Kryeminister qe flete qarte ne zemer te Evropes.
Urime i nderuar Kryeminister! Si gjithmone i qarte, korekt, i drejperdrejt dhe i prere ne projektet e tua. Do jete mire te pranohemi kandidate, por nuk eshte fund bote edhe te mos pranohemi. E rendesishme eshte te jemi vetvetja, te respektojme veten dhe ligjet e vendit tone, te ecim me te gjitha mundesite qe kemi ne rrugen e mbare, drejt europianizimit te njerezve dhe te vendit.
Kjo eshte nje rruge e gjate dhe kemi humbur shume kohe.
Cfare eshte kjo shprehje,” na lini statusin se nuk hyjme neser ne EU”, ore, as nje cap nuk te le ai te besh perpara pa e merituar, duhet merituar cdo shkalle ngjitje. Psikologji tipike primitive ballkanike, vetem me te lypur, vetem me tu lutur…meritoje zoteri dhe pastaj kerkoja.
Ngrini fotografine e Djallit ne Permet dhe kerkoni te hyni ne Eu, behuni nje here burra o komuniste HIPOKRITE, mos u beni si kur…. , zgjidhni o Europen o Djallin tuaj !!!