Vargje të nënshkruara
Ismail Xhaferi
Tek afron ora për status
Halli madh në derë na mbiu
Si kular mbështjell’ në qafë
CEZI që solli Saliu.
CEZI që solli Saliu
Punë interesi dhe miku
I falimentuar erdhi
Por ama pa gjë nuk iku.
CEZI që solli Saliu
Plot me zhurmë e plot me bujë
Bëeri ç’deshi, mori ç’deshi
Ne na la një vrimë në …ujë.
CEZI që solli Saliu
Siç e nisi, u bitis
Për t’i bërë qejfin Çekisë
Për status të Shqipërisë.
CEZI që solli Saliu
Ishte një punë interesi
Aq sa ndenji s’bëri gjë
As e shoi e as e ndezi.
CEZI që solli Saliu
Ishte thjesht një punë leshi
Siç e gjeti, e la rrjetin
Vodhi klientët sa deshi.
CEZI që solli Saliu
Qe vërtet një punë e thjeshtë
Me qindra mbifaturime
Bëri vjedhje me licencë.
CEZI që solli Saliu
Që na futi në shumë derte
Ishte si puna e detit
Që donte t’u falte grekëve.
CEZI që solli Saliu
Për t’i bërë qejfin Çekisë
Ishte si helikopterët
Që bleu prej Sarkozisë.
CEZI që solli Saliu
Ç’na grabiti si mjafton
Në këmbim tani Çekia
Na kërkon 200 milion.
CEZI që solli Saliu
Na ka mbirë tani në derë
Është një histori e dhjerë
Ndaj tani po bie erë.
