SHËNIM: A mund të jetë Ramush Haradinaj e kundërta e Sali Berishës?! 

anazapta

Cili do ishte vallë fati i bacë Adem Jasharit po të mbetej gjallë?! A do ishte ai sot një lider politik, një kryeqeveritar apo aspirant për të qenë i tillë?! A do kishte ai përkrahësit e kundërshtarët e tij?! Apo pasi të kishte varur dyfekun pas përfundimit të luftës, do e kalonte jetën në fshatin e tij, si një banor i zakonshëm, ndonëse jo anonim. Madje nuk do ishin të pakët njerëzit e ardhur ngado për ta takuar, folor e biseduar me të. Por ama, ai vetë, nuk do preferonte të kalonte caqet e një ish-luftëtari trim, që atë që mund të jepte, e dha pa kursim. A mund të ndodhte pra dhe kështu?! Thonë se iniciuesi kryesor i shkëputjes së Sllovenisë nga Jugosllavia në `90 ishte një oficer nga kjo republikë, jo me ndonjë gradë të lartë, që pas misionit atdhetar të kryer, vijoi krejt modestisht karrierën, pa asnjë pretendim për të qenë më tepër sesa një ushtarak. Por i thonë Slloveni, Europë më saktë, e jo Shqipëri; aq më pak Kosovë. Duke anashkaluar për një moment të gjitha teoritë e vërtetuara konspirative mbi fatin e caktuar gjetiu të udhëheqjes kosovare, pavarsisht votës së sovranit, një fat tipik ballkanas për nga valenca e lartë e ironisë, po çon në krye të punëve të këtij vendi Ramush Haradinajn, një emër që veç përmasës së luftës, arketip i trimit dhe i të fortit, nuk të thotë asgjë tjetër. Më saktë, një variant deri diku mashkullor i presidentes Jahjaga. Ekuivalentin e tij në politikën shqiptare, mund ta hasësh vetëm tek rradhët e të “fortëve”. Kryeqeveritar më namzi se Sali Berisha, gjykuar nga paaftësia, dritëshkurtësia, gjurmëlëniet e pashoqe në dështime, zorr se has në historinë e shqiptarisë. Por së pakku, vjen me një emër të madh nga fusha e Mjekësisë, një ‘bluzë e bardhë’, emri i të cilit dikur kishte kaluar dhe kufijtë e njohjes vetëm nacionale, njeri me një diapazon jo të vogël kulturor, ndonëse keqmenaxhues i tij. A mund të shpresohet që Ramushi të jetë e kundërta e Saliut?! Logjika ta thotë se si zor mund të ndodhë kjo. / E.H.

 

Share This Article
22 Comments
  • Berisha do te mbahet mend shume kohe dhe me vone kure kokat e nxehta komuniste te kene vdekur jo vetem fizikisht por edhe ideollogjikisht atehere emri i Sali Berishes do te gdhendet me germa te arta ne historine e kombit tone.Ne se Haradinaj do ti ngjase veten 50% Berishes Ai pra Haradinaj do te behej edhe me i lavdishen se sa eshte sot.Makina njedhakeqe e Shikut te Kosoves dhe e Shikut te komunisteve shqiptare te Tiranes e kurdisen arrestimin e Haradinajt ne Hage bashke me Limajn por sot kancelarite prendimore e kuptuen kush ishte gjarperi Thaci te cilit po i vjen fundi bashke me banden e SHIKUT ne Kosove e Shqiperi ku do fundoset edhe kupola krimale e Ps ne Tirane pas Thacit e CO

    • @koli!
      Berisha do te mbahet mend ne historine e vendit tone , si tradhetari qe shkaterroj teresisht Shqiperine!
      Berisha do te mbahet mend per bemat e tij kriminale , per perçarjen qe krijoj per mbare kombin, per pazaret qe ka bere jo me populin serb, por me kreret e mafies dhe sherbimet sekrete serbe, berisha do kujtohet si komunisti i fundit me teser partie, i privliegjuar nga regjimi diktatorial dhe katapultuar si mmburoje per t’i tuteluar komunistet e vertete!
      Per krimet, zullumet e berishes, nuk do majftojne enciklopedi te tera, per t’i pershkruar me detaje!
      Sigurisht, ti qe ke aq admirim per figuren e tij te ulet, patjeter duhet te jesh nje nga ata qe ke pasur perfitimet e tua materiale, nese jo , atehere je nje fanatik i verber…
      te uroj jete te gjate, qe te shikosh se si do shkruaj historia per shkaterruesin , komunsitin e 67-tes, mjekun e bryose poltitike , sekretarin e organizates baze te spitaleve te kryeqytetit, deshmitarit te Hysen Shoshorit, zhdukesit pa nam e nishan te patriotit Remzi Hoxha, shitesit apo dhuruesit te territorit te Shqierise ndaj greqise e plot e plot zullume te tjera…
      Politiken e kosoves nuk e njoh dhe nuk mund te jap asnje gjykim, ndersa keqdashesit e atdheut tim kane bere qe te njihen vete me poshtersite e tyre!

      • Po,si Tradhetar,edhe si zjarrvenes der’ me dere te Shqiprise… Po ku duan t’ja din keta, kolat a kokallat e saliut neser!. Sepse, pikerishte keta kolat, ishin vet pisha e ndezur, ne duart e neronit…

        • Ja boni KURTHIN Hashim Thaçit ky Ra-mushka bash me Druzhe-Mustafen dhe Albin Pelivanin.
          Nuk duren qe sipas rregullave demokratike Partija fituse te fillonte negociatat me partit e tjera,por u mblodhen si minjte ne Hale dhe zgjodhen ne Kryeminister qe ngatrron shtetin dhe na bon si dikur Bodyguardin ne Disko.
          Problemi nuk osht Haradinaj,por Albinucat qe kan marre jerm nga Lirija qe Kosoves i solli Hamerika.
          te zbatohen rregullat demokratike dhe te zgjidhet nje Kryeminister qe do ta prezantoj Kosoven si shtet te ri me dinjitet dhe jo me Testosteronin e Ra-Mushkes.

    • Si kriminel dhe hajduti me i madh i kombit shqiptar-ky eshte Sali ram sheqere Berisha.Vrau azemin dhe ju fshe drejtesise,vrau arben Brocin,vrau Remzi Hoxhen,
      vrau Kosta Trebicken,per te fituar i biri i tij,sa vrau 26 vete ne gerdec.Ky eshte burri me i poshter i malesise,sa mohoi edhe baxhanakun e tij ,te vrare po ne Gerdec,gati do prishte edhe mareveshjen e Rambujese,por fale Ollbrajt i theu turinjte,ketij tradhetari….Furnizoj me nafte Milloshevicin,per te vrare kosovaret…shiti detin,ne kembim te mbante kolltukun me ndihmen e grekeve.
      Ka bere kasapenen me te madhe ne historine shqiptare me1997,duke vrare me mijra shqiptare,shkateruar shtetin,vrau shpresat e tyre ne sy te botes,si nje vend taliban….do akoma per belulin taliban nga Vicidoli,qe nuk e vizitoi asnjehere…..Sulo

  • Ramushi do te jete nje cope ….ju lutem regjis se gazetes mos e fshini komentin se vetem kete meriton Ramu.i…..shikoje dhe ne tapetin e kuq don te godas Thiun me shqelem….faleminderit per mirkuptimin.

  • Ramushi djale fshati, si dash pa kembore (pa llafe te teperta desha te them). Po te qe gjalle bace Ademi, mbase do te shkonte emigrant ne Itali se nuk do te duronte dot djemte e luftes qe u korruptuan dhe u kollarisen me pas.

  • —————————————————
    “Malok Kosove si malok Shqiperie”.
    —————————————————

    • Berisha akoma s’artikulon mirë gjuhën shqipe, ndërsa Ramushi jo vetëm kaq por as që di me ecë si qytetar. Të dy janë ‘dru me pre’ e ‘m’u gdhend’.

  • Berrrrrrrisha per medimin tim( politikisht me folè) ka VDEKUR…! bashkè me PD janè nè
    rènje ,per mos me thènè ne fund tè GREMINES me kocka e brijè tè thyera,gjithèsesi koha do
    vertetojè gjithçka per kèt personazh negativ qe per 23 vjet nè krye tè politikes shqiptare
    ka pasur shumè-shumè gjakèderdhje,me pak fjalè tè vret natèn dhe tè qan ditèn,èshtè e vertetè qè nè DEMOKRACITE e reja krimi,drejtesia,ligji,droga,prostitucjoni,armet etj-etj kanè
    qenè kudo nè rritje nè çdo SHtet te Botes pasi n’derrohet sisemi ku fjala DEMOKRACI, LIBERTA per shumè kriminel politikanè per tè mbajtur pushtetin u lidhè me krimin e organizum duke marrè jetè
    njerzish tè pafajshèm,ky personazh negativ i nè politiken shqiptare dikush do ta largonte
    vetèm per krimet qè ka kryer 97-98.
    Sa per Hajredinajn, ky djalosh i duket vetja si luan por per mendimin tim si ato luanèt e cirqeve ku ngjan pak me Berrrrrrshen pasi edhe ky i pari ka tè bèjè me vrasjen e disa shqiptarve kosovarè,edhe pse e njoh pak dhe kam lexuar pak per ket personazh por
    kam ndjekur njè dokumentarè(gazetarè italian) qè fliste per RH.. dhe Familjen e tijè dhe nè ket dokmentarè fliste i vèllai(edhe ky ishe politikan) i ketijè tè fundit,
    Gazetari i kerkon(vèlllait H) se si kishte lindur konflikti me njè Familje tjetèr ku i ishin vrarè dy djem dhe
    babai i viktimave i kishte varrosur nè lulishten e shtèpisè(i jepte tè filmuar) dhe thoshte qe me kanun me takon tè marrè gjak per fèmitè e vrarè,thoshte gjithashtu (gazetari) qè i ishè vrarè dhe njè vèlla Hajredinajt nga ky konflikt,flisnin per shumè gjèra por ajo qè mè la pershtypje tè madhe ishte ndertesa (qe ishte drejt perfundimit) njè Kèshtjellè(jo Vilè) me nè murè tè lartè tè rrethumè
    komplet ku filmimet tè linin me gojè hapur si ka mundesi qe per pak vite njè personahz politik tè arrijè tè pasurohet me shpejtesinè e djellit

  • Ramush strategut trim ju shpartallua nje here grupi i luftetareve te bajrakut te vet duke marre arratine shumica ne Mal te Zi e nje pjese ne Shqiperi , por ne kete qeverri te vllaznise(koalicionit per karrike) do beje hajer se e ka per fis si Sala , kot nuk jane Dukagjinas si Pal Vata i pa harruem ….

  • Nuk ja vlen te flas per kapon e Shqiperis,por per Ramushin them se si trim ne lufte mund te shkelqeje edhe ne politike por me ndershmeri.Ai nuk fitoj ne zgjedhje.Lufta e numrave mund ta vendosin ne krye te qeveris edhe ne tavoline por nuk eshte e ndershme.

    • Pershendetje Vladimir

      Si mund te shkelqeje nje injorante, nje koktule, nje analfabet, qe vellezerit e mije nga shqiperia as qe do ta kuptojne ket injorante kur flet(sepse nuk di) Ramush Haradinaj, ky gjithashtu eshte edhe nje mafi, dhe nje vrases, merre me mend ishte Kryeminister per disa muajsh dhe shkon ne nje familje qe ishte ne hasmeri me Ramushin ne ora 1 pas mesnate duke treguar fuqine e tije te kryeministrit dhe te injorantit, kemi te bejme shume me malokizem dhe tru peshke, si Sali Fazliqi nga ana e Haradinaj megjithese edhe Thaqi hyne ne ate grupe, por eshte me dinak. Vetem ME VV kemi nje besim se mund te bejne ndonje ndryshime. megjithese mund te jene te njejte …por akoma nuk i kemi provuar

  • Berisha do te mbahet mend ne mendjen e popullit (se ne ate te “historise ” se arkivuar tashme dihet ) si nje ZBATUES KORREKT TE DIREKTIVAVE TE PROGRAMIT KATOVICE TE THURUR NGA BABA RAMIZI !!!!!

  • Ramushi te mesoj te flas shqipe nje here,se nuk e kupton njeri se cfsre po flete ,pastaj mbase i vjene koha.Qeverit zgjidhen nga vota dhejo nga klane agjenturore te Mustafes e te Ramushit.Mustafa te japi doreheqjen se humbi dy here zgjedhjet dhe nje here bashkine e Prishtines ,le te veje ne male per cobane,se ate i dha vota…!!??

  • Ne fillim dua te sqaroj (1) s’kam simpati personale per z. Hardinaj (2) ka ardhur koha qe Luftetaret te “kthehen ne shtepi” Sot ata quhen veterane dhe me luften e tyre do merret historia; cdo mirenjohje ka nje kufi…sic ka 000 forma shperblimi. Kur flasim per Politiken/ Financat e zhvillimin e Kosoves; te gjithe duhet te jemi serioze. Me fuqizimin e ketij shteti, do bien shume barriere, kemi dhe dy “grupe te tjera Shqiptaresh” ne shtete kufitare. Dhe per sot a mot, ata dhe ne jemi te Pandare, kete na kujton jeta dhe kete presin te Tjeret nga ne.

    Per Ramushin duhen te jemi realiste; nuk “eshte ai qe shihet” aq me pak te paraqitet si “injorant e analfabet” Nese nisemi nga akcenti ne vleresim te dikujt, kete e bejme per injorancen tone. Scocezet kane nje “akcent te tmerrshem” po deshe gjykoji si te tille; por do humbesh vete ne cdo lloj marredhenie me to. “ Keta Malsore ” jane te zgjuar nga ana natyrore, shoke te besuar, dhelpra te verteta ne negociata e trima aty ky ja vlen. Kane dhene shume per Shkencen Britanike, kane nxjerre luftetare te medhenj te cdo niveli [ field-marshalle/ gjenerale/parashutiste/ pilote/ navigatore/ forcat speciale] dhe jane ideale si manaxhere te nivelit te dyte ne politike e kudo, si dhe shefa ekzekutive. Ka qene nje periudhe [toni blair] kur “Scotish Labour Mafia” drejtonte vendin; fillo me Donald Dewar [labour chif- Scotland] Lord Irvine – Drejtsi [mentori i Tonit] G. Robertson, [MoD, NATO] R. Cook [Diplomaci] G. Brown [Financa] … deri tek A. Campbell, “qeni roje” tek dera a Kr-Ministrit.

    Ramushi ka qene trim ne lufte; familja e tij ka dhene deshmore e nga te paktet qe ka bere lufte e qendrese ne ato kohera rremuje, ku s’kishte as arme e as organizim. Sic kam thene per A. Jasharin [qe e kam pasur mik per nje fare periudhe] them dhe per Ramushin e disa te tjere, s’eshte aq lufta qe bene; pasi ne nivelin e pergjithshem clirimi nuk erdhi nga ajo; por keta Njerez na dhane (1) “dalje” si komb, nje shkak madhor qe tregoi se Shqiptari di dhe mundet te luftoje (2) respekt ne bote!!! Lufta/ luftetari e kunder-pergjigja gjithmone vleresohen e nderohen. Shqiptari me arme nuk theret si bageti! Kete e tha Ademi, Fehmiu, ato qe u vrane e ato qe ngelen gjalle. Rendesi e ketij fakti, ne situate te tilla; eshte i jashtezakonshem. Se historia tregon qe ne Spastrime Madhore etnike; qofte pa-barazia, mungesa e organizimit, pa-mundesia ne kunder-pergjigje e ben Viktimen te “dorezohet” plotesisht, ne shok e ne frike. Gjenocidi cifut dhe ai ne Ruanda, jane shembujt e fundit… pati masakra por jo kunderpergjigje.

    Po ashtu z. Haradinaj, ka qene dy here ne Hage; rasti No2. duke qene Kr-Minister shteti e ne asnje moment nuk eshte ankuar, munduar te perdore presione apo protesta popullore per te vonuar paraqitjen e tij. Shkoi dhe mbajti koken lart, me kete nderoi veten [me nje dinjitet te admirueshem!] familjen [ne nje kosto qe paguan prinderit, gruaja e femijet!] dhe te gjithe Shqiptaret pjesmarres te asaj lufte. E mori pafajsine. Nje njeri qe tregon 3x, gjate e pas lufte, se nga cfare brumi eshte gatuar; s’ka cfare te provje asgje me – tek askush! Ai lexon shume, flet gjuhe te huaja e nuk i pelqen te flase per Luften e tij, as te mburret e as te urreje te tjeret. Kjo ngelet nje karakteristike e LUFTETARIT Trim; qe e di/ dhe e ka provuar ne kurriz se lufta nuk eshte e lehte, e viktimat jane te pa-evitueshme. Banditet dhe nacinaliste ekstreme vazhdojne te kujtojne te shkuaren, e te kerkojne persekutime pa fund.

    Per kedo qe “shan Ramushin” dhe nese duan, kam lexuar vite me pare nje artikull per te [ne Angl] dhe doja ta ndaja ne kete forum: http://www.vanityfair.com/politics/features/2008/12/kosovo200812

    7 faqe nga nje gazetar i huaj, qe e ka ndjekur nga afer historine e tij. Thene te gjitha keto, perseri mendoj se z. Haradinaj nuk duhet te jete Kr-Minister; Lufta ishte nje periudhe tjeter; sot eshte koha e Balancave dhe Projetk -Manaxhimit; per ta hequr Kosoven nga Niveli i Varferise; ne lufte kunder korrupsionit per rend punlik e sundim ligji. Rugova, Thaci e Ramushi; nuk jane aspak modeli qe i duhet nje Kosove moderne.

  • Fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar eshte binomi Berisha-Nano , shkaterruesit me
    te medhenj te popullit e kombit shqiptar . Kete do ta vertetoje historia !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *