Lufta kundër trafikut të narkotikëve, Tahiri takon ambasadorët e BE-së

anazapta

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilluan sot një takim me ambasadorët e BE-së për të prezantuar strategjinë për luftën kundër trafikut të drogës.

Takimi u zhvillua në zyrat e BE-së në Tiranë. Në përfundim, ministri Tahiri u shpreh se zgjidhja e problemi të trafikut të narkotikëve duhet të përfshijë edhe shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë.

“I kërkova ambasadorëve të ndaja planin e Ministrisë për luftën kundër kultivimit të lëndës narkotike dhe zgjidhje potenciale të kësaj çështje që nuk është e vogël. Është një problem që e njohim e dimë e do ta adresojmë bashkë me ta. Së shpejti nis misioni I fotografimit të zonave me parcelat e kanabisit. Ka nisur zbatimi i planit për luftën kundër kultivimit me takimet sensibilizuese dhe grupet monitoruese. Është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetit, ministrisë e qeverisë, dhe zgjidhja duhet të përfshijë shoqërinë e partnerët tanë BE”, tha Tahiri për mediat.

 

Share This Article
2 Comments
  • nuk po marr vesh gjo se ca po bohet, katunaret mbill e vadit canabis, policia shkul e grumbullo canabis?! keshtu mund te vazhojme gjith jeten deri ne infinit! uroj qe te kene ndonje plan tamom sic duhet se keshtu nuk ka kuptim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *