Zv.ministrja e Mirëqenies Sociale, Genta Sula, nëpërmjet një deklarate për mediat, bëri të ditur vendimin e miratuar në mbledhjen e qeverisë që ndihma ekonomike t’ju shpërndahet grave.
Sipas Sulës, pikë tjetër e këtij vendimi është edhe shpërndarja e ndihmës për familjarët që vaksinojnë dhe shkollojnë fëmijët e tyre.
“Ndihma ekonomike do shpërndahet vetëm tek bashkëshortet, kjo shërben për rritjen e barazisë gjinore. Gruaja merr fondet e ndihmës ekonomike dhe fuqizohet ekonomikisht për herë të parë, menaxhon vetë këtë fond”, tha ajo më tej.
Duke folur për një fond shtesë të ndihmës ekonomike, Sula tha se do të përfitojnë ato familje që vërtetojnë se dinë të prindërojnë. Pra, janë familje që sakrifikojnë për shkollimin dhe vaksinimin e fëmijëve të tyre.
“83 mijë fëmijë do mund të përfitojnë nga ky fond, promovojmë prindërimin e mirë”, shtoi ajo.
Ndërkohë nga qyteti i Beratit, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, teksa inauguroi një qendër për fëmijët romë dhe egjiptianë, premtoi që në skemën e ndihmës ekonomike do të përfshihen romët dhe egjiptianët.
“Berati është lider në fushën e mosdiskriminimit. Kemi ndërmarrë reforma të reja për ndihmën ekonomike. Në skemë do përfshihen romët dhe egjiptianët”, tha ai, duke shtuar se edhe kjo ndihmë do t’ju shpërndahet grave. / Tema

Mire thua ti Moj Genta po hidhu nje sy grave shqipetare qe kane shperthyr nga te gjitha anet…alkol…cigare…motele… ti shikosh grat dhe vajzat shqipetare vertet mund te thuash se jemi pas germanis…..
Kjo Genta (tani po e marr vesh qe qenka zv ministre) po udhetonte me Erjon Veliajn nga Stambolli ne Tirane.Kjo sinjorina udhetoi ne bussines class,ndersa Erjoni ne economic,dhe besoj qe edhe Erioni ne bussines e kishte bileten,por hezitoje te ulet, u tregua i zgjuar dhe u ul ne economic class.Me nje fjale bitha e Gentes udheton ne bussines class,albanezet paguajne,no problems.