Gjykata në Los Anxhelos e ka urdhëruar aktoren Halle Berry që të paguajë ushqimin për vajzën e saj 6-vjeçare Nahla, derisa ajo të mbushë 19 vjet apo derisa ta përfundojë shkollën.
Bëhet fjalë për një shumë prej 16 mijë dollarë në muaj, të cilat do të shkojnë në llogari ish-burrit të saj, Gabriel Aubry. Përveç kësaj, aktorja ka paguar edhe 115 mijë dollarë shpenzime gjyqësore.
Fituesja e çmimit Oskar dhe ish-burri i saj, kanë kujdestari të përbashkët ndaj bijës së tyre. Gabriel fillimisht kishte kërkuar qe Berri të paguante 60 mijë dollarë në muaj, por në fund është pajtuar me shumën në fjalë.
Marrëveshjen fillestare, çifti e ka arritur më 2012, pas një beteje të gjatë dhe të rëndë gjyqësore, por edhe pas përleshjeve fizike, që kanë përfshirë Gabrielin dhe bashkëshortin e saj të tanishëm, Olivier Martinez.
Martesa Berry-Aubry zgjati 5 vjet. Ylli i Hollivudit në tetor të vitit të kaluar, ka lindur fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin e dytë, Olivier. Aktorja e ka pranuar vendimin e fundit të gjykatës dhe nuk do të parashtrojë ankesë për vendimin. / Zeri
