Gazeta më e madhe franceze, “Le Monde” ka botuar sot një artikull rreth reformave dhe mënyrës së qeverisjes që po ndjek kryeministri Rama, i cili ndërkohë ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë.
Gazeta ndalet në sfidat e qeverisë “Rama”, një vit pas marrjes së pushtetit, dhe lobimin për statusin e pritshëm, i cili do t’i hapë vendit dritën jeshile për procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Shkrimi i “Le Monde”
Me ardhjen në pushtet, në shtator 2013, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ndërpreu përfundimisht lidhjet me jetën e tij prej artisti. Sapo u vendos në detyrë, ai rimodeloi Sallën e Hartave, brenda selisë së Kryeministrisë. Për t’i rritur vlerën, ai vendosi disa harta të shkëlqyera antike të Shqipërisë dhe tapiceri fine të përpara luftës. Ky piktor-artist zgjodhi gjithashtu disa drejtkëndësha kuqezi që nxjerrin në pah pikturat dhe i sjellin një qasje më moderne këtij salloni qeveritar.
Është më e lehtë të ribësh një sallë se sa një shtet. Kryeministri socialist, Edi Rama ka hapur shumë kantiere për të modernizuar Shqipërinë. Ai i është përkushtuar një reforme të ndarjes territoriale të vendit, një reforme universitare dhe premton luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Por, për të gjitha këto ka nevojë për Europën. Ky është qëllimi i takimit të tij në Paris, të mërkurën 11 Qershor, me Presidentin e Republikës, François Hollande.
Ky frankofon që ka jetuar disa vite në Paris shpreson të ketë mbështetjen e Francës në samitin europian të 26-27 qershorit, gjatë të cilit Tirana shpreson të përfitojë statusin kandidat, etapa e parë e një procesi të gjatë të integrimit në Bashkimin Europian. Në dhjetor 2013, Franca, ashtu si edhe Gjermania, Holanda apo Britania e Madhe kundërshtuan këtë hap të parë, kryesisht me arsyen e pamjaftueshmërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Korrupsioni është mbi të gjitha një sëmundje e mungesës së modernizimit”, shpjegoi Edi Rama, në një takim në mes të majit në Tiranë. Modernizmi i Shqipërisë është detyra që i është caktuar pasi triumfoi përballë paraardhësit të tij të së djathtës, Sali Berisha. “Kemi hapur reforma në të gjithë sektorët”, siguron Rama.
“Policia më e moshuar dhe më pak e edukuar e Europës”
Qeveria e re ndërmori një reformë në polici. “Kemi policinë më të moshuar dhe më pak të edukuar të Europës”, kontaton Edi Rama, duke shpjeguar që ka vënë në jetë një konkurs të rekrutimit. 39 efektivë janë larguar nga detyra që prej shtatorit 2013 për arsye disiplinore. Ai nënvizon gjithashtu se qeveria e tij, më e reja dhe me më shumë prezencë femërore ndonjëherë, ka një linjë të qartë të sjelljes shembullore. “Pas vitesh të imunitetit të plotë, ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë duhet të paguajnë për herë të parë gjobat e tyre”, thekson Kryeministri.
Qeveria firmosi një marrëveshje me FMN për të shmangur falimentimin dhe për të ecur përpara me modernizimin e ekonomisë. Një tjetër kantier i madh, universitetet. Shqipëria ka parë të lulëzojnë qindra universitete private, jo gjithmonë të interesuara për cilësinë e mësimdhënies. Djali i ish-drejtuesit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi, u diplomua në një universitet shqiptar pa shkelur kurrë në vend, në këmbim të pagesës. Zoti Rama frymëzohet nga sistemi britanik për reformën universitare.
Tony Blair dhe Michel Rocard
Kryeministri punoi me ish-këshiltarin e Tony Blair, Alastair Campbell gjatë fushatës elektorale dhe takimi me ish-kryeministrin britanik në Tiranë u bë shumë mediatik. Edi Rama dashuron laburistët e rinj britanikë. Është gjithashtu një fans i Michel Rocard në Francë. Ai ka punuar gjithashtu me Riccardo Haussmann, i Qendrës së Zhvillimit Ndërkombëtar të Harvardit.
Megjithatë, ndërmarrja më e vështirë është reforma në drejtësi. “Nevojiten dhjetë vjet për të realizuar këtë reformë në drejtësi, por ne do ta realizojmë dhe do të jetë kjo reformë që do të na udhëheqë drejt anëtarësimit në BE”, thotë ai. Dosje të shumta korrupsioni janë depozituar në organet gjyqësore. Ekzistojnë gjithashtu pesë hetime për korrupsion brenda vetë institucioneve gjyqësore.
Në një raport të publikuar në 4 qershor, Komisioni Europian vlerëson që “veprime konkrete” janë ndërmarrë prej qeverisë së Tiranë për të “përforcuar profesionalizmin dhe meritokracinë, si dhe në luftën kundër politizimit, inefikasitetit dhe korrupsionit në një pjesë të madhe të sektorit publik”. Si rrjedhojë, Komisioni i rekomandon Këshillin e Europës që t’i akordojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, që është vetëm etapa e parë në një proces të gjatë që do të hapë vite negociatash, përpara anëtarësimit në BE.

Siç duket këta të “Le Monde” do kenë pajisje speciale për këqyrjen e objekteve, sepse ne këtej nuk po arrijmë të shohim gjë. Edhe “kantieri” i parë, që na u paraqit me shumë bujë, “Fundi i Marrëzisë”, tashmë është kthyer në “Marrëzi Përfundimtare” të qeverisë, pasi lojërat e fatit jo vetëm që nuk u mbyllën, por po shtohen dita-ditës si kërpudhat pas shiut. “Kantieret e tjerë të reformave” (ata që kemi parë ne) janë ato ligjet e hartuara nga kalamaj të paaftë dhe pa eksperiencë, – të cilët janë emëruar në bazë të “Kodit Familjar” dhe jo atij të “Nëpunësit Civilit”, thelbi i të cilit është meritokracia, – që Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë si të papajtueshme me kushtetutën. Në këtë aspekt s’kishte si ndodhte ndryshe, përderisa mijëra kuadro me përvojë të PS-së, që po ashtu kanë edhe një kontribut të madh në parti, janë lënë në dorë të fatit dhe vendin e tyre e kanë zënë lulushe dhe bibilushë nga tarafi i kryeministrit dhe ministrave të tij tejet të paaftë.
Një “kantier” tjetër duhet të jetë ai i luftës kundër drogës, ku, edhe nëse rasti i Divjakës do të ishte i stisur nga Berisha, – siç guxoi të aludonte kryeministri, por që s’na paraqiti asnjë provë, – sërish do të kishim të bënim me paaftësi totale në këtë drejtim, pasi ulja e një avioni ditën për diell, në mes të plazhistëve, e shoqëruar kjo edhe me praninë e disa mjeteve të ngarkuara me drogë, të cilët vepruan hapur në një hapësirë kohore aq sa kishte kohë që makinat të largoheshin pasi komunikuan me pilotin dhe morën vesh se avioni panë se avioni u pordh, ku njëra dëmtoi sotokarterin e mbeti në mes të rrugës, duke thirrur më pas karroatrecin që erdhi nga Lushnja, ndërkohë që policia jonë bënte plazh.
Nga ana tjetër, këta frëngjtë, me “kantier” reformash kanë parasysh edhe “mësimin” e madh që udhëheqësi ynë u dha evropianëve, duke u mësuar këtyre të fundit se në Parlamentin Evropian 90% të të mandatuarve prej tyre i kanë aq të trashë sa nuk ndajnë dot “statusin e kandidatit” me “statusin e të anëtarësuarit”. Kësisoj udhëheqësi ynë u çori maskën armiqve tanë dhe këtej e tutje ka vendosur që statusin të mos ua këprkojë atyre, por partnerëve tanë në kontinentet e tjera, ose në planetet e tjera. Në fakt ky rast meriton të theksohet, pasi tregon jo vetëm paaftësi të theksuara në sferën diplomatike, por edhe mençurinë e kryeministrit tonë.
Ky i “Le Monde” më kujtoi ata artikujt e sponsorizuar, që shtypi i huaj botonte vitet e shkuara për “sukseset” e Berishës, por prap them që është thjesht një përshtypje e imja dhe e vërteta s’duhet të jetë ashtu, pasi gazetari mund të bëjë pjesë në atë kategorinë që përbën 90%-shin e PE….
@@@ E lexuat ju,- “duhen dhjetë vjet për të bërë reformën në Drejtesi por ne do ta bëjmë….” i thote Rama francezit !!??? Kësaj i thonë “prisni shqiptari sa t’ju mbijë bari..” ? Ndërsa te tjerët thonë kështu une them “të dhjefsha m’u në reformën breshkoide”! Pse ore pas dhjete vjetësh do t’i gëzojnë shqiptarët te drejtat e tyre??? Shprehja dhe mendimi më bajat qe mund t’i thuhet nje gazetari te huaj !? Në shumë çeshtje te tjera me ndonje rezerve jam ne një mendje me komentin e ” Pellazgu-t”? Por shtoj se dhe ne ato ceshtje qe nuk jam ne nje mendje vërej doza realizmi!
Bravo Rama te pergezoj per luften qe po behet ne kufirin me greqine per drogen….me sa shikoj dhe Saimir trimit po i bien puplat…..luften ndaj droges Ed Rama e ke te veshtire se e mbon me ligj Llalla i Berishes.
Edhe ata qe nuk kan hyr ne shkolla ala e kuptojn se eshte paguar gazetari Frances per ket artikull.Shqiptart qe jetojn ne ket vend nuk shofin gja prej gjaje e po shef nje palo gazetari ne Franc.Ti tregoj qeveria shqiptare kto vende pune me emer vendi e emrat e te punsuarve.Apo vazhdimsia e eterve do ham me luge ari.Po as bargun me buke that nuk te jepnin sa kishe nevoj.
Ne fakt, nga komentet e tua dhe te shkruarit tend, je dukshem i pashkolle.
Ngrini fotografine e Djallit ne Permet dhe kerkoni te hyni ne Eu, behuni nje here burra o komuniste HIPOKRITE, mos u beni si kur…. , zgjidhni o Europen o Djallin tuaj !!!
———————————————————-
Z.Rama, politikani me i besuar i Shqiperise.
———————————————————-
Arturi:Shko ruaj dhite atje ne mal se per ate ke mbaruar shkollen.Mos harxho parat ne internet kafe se ngelesh pa darke.
Miqësisht për disa komentues që nuk e dinë.
Meqë kam pasur rastin të lexoj MSA-në, (Marrrëveshjen e Stabilizim Asocimit) aty është e shprehur qartë se periudha e pranimit të një vendi si kandidat për në BE, zgjat deri në dhjetë vjet. Kjo periudhë është periudha e përshtatjes, zbatimit dhe marrjes përsipër të ndryshimeve ligjore, administrative, funksionimit të ekonomisë së tregut, sigurisë, zhvillimit rajonal dhe sjelljes së tyre në nivelin konkurrues evropian.
Pra kjo periudhë deri në dhjetë vjet, konsiderohet nga vendet anëtare të BE-së (dhe jo nga kryeministri shqiptar) si periudhë e ndihmës teknike dhe financiare që BE i jep çdo vendi kandidat për të hyrë në rrugën evropiane të të menduarit dhe punuarit. Por çdo gjë varet nga vetë vendi kandidat se sa i aftë është për të marrë përsipër dhe për të zbatuar në realitetin e vet të gjitha kërkesat që ka BE në fushën e legjislacionit, sigurisë, ekonomisë së tregut, zhvillimit rajonal, forcimit dhe funksionimit të shtetit demokratik.
Kështu ka vende që nuk kanë dashur dhjetë vjet përgatitje për tu pranuar në BE, por më pak. Ne kemi 23 vjet vjet që themi do hyjmë në Europë, por nuk e dimë se Europa ka disa kushte rigoroze që të të pranojë si partnere të barabartë.
Pra me këtë lobim në Francë, Itali, Angli, Gjermani etj. bëhet pikërisht kjo kërkesë që Shqipëria të pranohet të hyjë në këtë periudhë prove që shkon deri në dhjetë vjet, për t’iu dhënë mundësia për të përfituar pikërisht këtë asistencë teknike dhe financiare në zbatimin e reformave ligjore, administrative, ekonomiko-financiare, rajonale, ekonomisë funksionale të tregut, antikorrupsionit dhe mbi të gjitha funksionimi të shtetit ligjor-demokratik.
Si qytetare mendoj se kjo është një kërkesë e drejtë dhe çdonjeri prej nesh do donte që tashmë të na jepej kjo mundësi prove, për të përfituar edhe ne këtë asistencë teknike dhe financiare dhe për ti dhënë fund këtij tranzicioni pa kuptim që na futën injorantët katunarë me pushtet e diploma të blera…
Problemi i politikaneve shqiptare eshte se en de nuk e Kane kuptuar se nuk pranohesh n’evrope duke’lobuar’ po Duke punuar ne vendin tend e per popullin tend…jug kjo te behet,vente qytetaret e Juan do ju thonje se jemi si n’evrope edhe atehere evropa te pranon.sot,evropa vetem po ju shfryeteson,e kjo per faj te politikaneve shqiptare,ma shume parasite grabitcare se sa atdhetare…