Statusi, qasja e qeverisë për integrimin, “lutja” e Ramës për Francën

redaktor

Jam i bindur që vendi im ka nevojë për Bashkimin Europian, siç edhe Bashkimi Europian ka nevojë për vendin tim.
Me një bindje të tillë i foli Kryeministri, Edi Rama audiencës franceze, gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi në Institutin francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ku foli për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij, Rama shpalosi qasjen e qeverisë shqiptare për procesin e integrimit si një proces i ndërtimit të Europës në vend.
Sipas Kryeministrit Rama ka qenë aspirata europiane që ka risjellë paqen në Ballkan dhe kjo klimë e re duhet ushqyer me projekte konkrete për të ardhmen.
“Qeveria shqiptare, e zgjedhur nga një votë plebishitare në 23 Qershor 2013 ka një qasje tërësisht të ndryshme në raport me integrimin në BE. Për ne, Europa nuk është jashtë nesh, ajo përbën një destinacion të pashmangshëm në gjirin e shoqërisë sonë, një lëvizje të brendshme. Ne vlerësojmë se Europa është demokracia e përditshme, në çdo cep të vendit dhe me këtë rast më kujtohet shprehja e Michel Rocard, “Demokracia e çdo dite”. Duke afirmuar këtë ide, nuk kërkoj të bëj një propozim apo premtim demagogjik, por i referohem vullnetit për të transformuar, për të modernizuar dhe demokratizuar shoqërinë shqiptare. Shqipëria është një kandidate potenciale, pasi vjen nga marrja e një “Po”-je unanime nga Komisioni Europian dhe shpresoj se do të mund të marrim statusin e vendit kandidat në 23 qershor,” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri.
Për t’i qëndruar dhe më tej aspiratës së qeverisë së tij, Kryeministri u shpreh se “ne jemi shumë të inkurajuar nga angazhimi i Kancelares Merkel dhe Presidentit Hollande për bashkëpunimin me Ballkanin”.
Por një mesazh kishte dhe për Francën.
“Qeveria shqiptare mirëpret angazhimin e ripërtërirë të Francës që nga mbledhja e Brdo në Slloveni, vitin e kaluar dhe ne mendojmë se ka potencial akoma të pashfrytëzuar bashkëpunimi në energji, teknologji, bujqësi, kulturë e turizëm”, deklaroi Kryeministri.

Share This Article
6 Comments
  • Ka lezet ‘ kryeminister ,dhe jo karaxhoz e servil i pshtire ,si ai muti qe iku,qe i refuzonin edhe doren ….

  • Une shpresoi qe Evropa jon nuk do ta braktise shqiperine. Ne se nuk e pranon ne gjirin e saj do te thote qe per here te dyte shqiperia te ngelet me lindjen.
    Keshtu ndodhi pase luftes nacional Clirimtare ku ndarje ne mes Stalinit,Ruzveltit dhe Curqillit e la shqiperin me Lindjen. Per 50 vjet shqiperia perjetoi bllokate pase bllokade per shkeke te rregjimit.
    Tani hyme ne Demokraci dhe po i lutemn Evropes qe 23 vjet rrjeshte per te shkuar poulli yne ne gjirin e tyre.! Deris tani na kane mbajtur me shpresa.Pore ne se kjo shpres kete radhe veders Ateher vendosmerishte Evropa perendimore e braktisi Shqiperin dhe e flaku perseri tek Lindja.
    Deshiroi qe kjo te mos ndodhe.!

  • Ma thote zemra se do e japin me ne fund sattusin e shumpritur nga ne nuk kane ku na çojne me megjithe pengesat e shumta te saliut dhe grupit lemeria qe udhehiqet nga ky i fundit BE nuk e pyt me saliun dhe salucet qe i rrine pas .
    Ka lezet Ed Rama personalitet ku e presin me edukate dhe çiltersi jo si shpellarin qe talleshin te gjithe e vinin ne loje si i tha Berluska ky njeri i tha Italishten e ka mesuar nga Televizioni
    dhe u be gazi i Albaninse dhe i Botes rrugaçi i viçidolit i pa cipe halabak njeri i poshterr sa dhe kur i shanin rracen zgerrdhihesh si ordiner i puthte doren te hujave ku ishte be gjendje te shiste gjithe Territorin e Albanise per nji karrike te qelbur.
    Shifeni Ed Ramen i ngjit fjala ja ka thene ju nuk beni dot pa ne dhe ne pa ju
    dy llafe jo brroçkullat e saliut ku mashtroi gjithe BE me nacionalizmin e tij Primitiv ky bir lopçareje dhe nji baba agjent udb.
    I Urroj kombit tim nji ardhmeri sa me te mire dhe unitet Kombetar .

    • Eshte per t’u pershendetur edhe qendrimi I kryetarit zyrtar te opozites I cili deklaroi se nuk veme asnje kusht per statusin,me mire vone se kurre thot nje fjale e urte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *