Afati një javor për dakortësim mes PS-PD për hetimin e emërimeve në administratë përfundoi. Në seancë e fundit parlamentare kryeparlamentari Meta u dha një javë kohë palëve për të zhvilluar negociata, me qëllim që të gjendet gjuha e përbashkët për realizimin e këtij hetimi. Por, gjatë këtyre ditëve nuk u zhvillua asnjë negociatë dhe PD vendosi që korrigjimet në kërkesën e saj t’i bëjë në mënyrë të njënashme, pa pritur mendimin e mazhorancës.
“Ne e pranojmë ngritjen e komisionit hetimor dhe hajde t’i japim seriozitetin e duhur këtij komisioni duke e shtrirë në kohë dhe duke mos e bërë një fenomen vetëm të një përdorimi politik fare të zakonshëm dhe pa produkt. Kështu që besoj se ajo që kemi propozuar ne është racionale së bashku edhe me korrektimet e tjera, që opozita i pranoi edhe në sallën e Parlamentit, që vërtetë shkonin edhe përtej parimeve të Kushtetutës sonë”, u shpreh deputeti demokrat, Edi Paloka.
Sipas kreut të grupit parlamentar të demokratëve,vqëllimi i shtyrjes së vendimit për kërkesën e radhës së opozitës lidhet pikërisht me përgjigjen për statusin e vendit kandidat.
“Mesa duket qëllimi i tyre, e thashë në fakt edhe herën tjetër në parlament, nuk është aspak një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis dy palëve. Qëllimi i tyre është që ta shtyjnë sa të mundin votimin për këtë komision hetimor, deri sa sipas tyre, të merret statusi, apo të kalojë afati kur të merret vendimi për marrjen e statusit, dhe pastaj të veprojnë me këtë komision siç kanë vepruar me të gjithë komisionet, pothuajse me të gjithë komisionet që ne kemi kërkuar. Po ta hedhin poshtë do ishte antikushtetuese dhe pa asnjë logjikë”, deklaroi Paloka.
Pritet që debati për të njëjtën çështje të rimerret sërish në seancën parlamentare të së enjtes.

Thuthuqi drogmen e narkotrafikant qe ne kohe te Kadriovskit, mikut te tij shpirteror ne rrugen Niko Avrami….