BB parashikon rritje prej 2.1% për Shqipërinë

redaktor

Banka Botërore ka parashikuar për ekonominë tonë një rritje prej 2.1% në vitin 2014. Në raportin e qershorit “Perspektiva Ekonomike Globale” të publikuar nga Banka Botërore vihet re një përshpejtim i kësaj rritje ku në 2015 do të shkojë në 3.3% dhe 3.6% në 2016.

Por, nga ana tjetër, për bilancin e llogarisë korente, parashikimet janë negative. Sipas BB pritet që kjo llogari të përkeqësohet, nga -10.3% e PBB-së në vitin 2014, në -14.8% të PBB-së në 2016, duke qenë më i larti në gjithë rajonin e Europës Qendrore Lindore e Juglindore, pas Malit të Zi.

Ndërsa, rritja e konsumit privat do të vijojë të jetë negative edhe për vitin 2014, me -1.2%, për t’u kthyer pozitive në vitet në vijim, përkatësisht 4.3% dhe 4.7% në 2015 dhe 2016.

Share This Article
1 Comment
  • “Parashikimet” duhen marre me rezerva, B. Boterore eshte institucion influencial dhe qeverite/biznesi/ tregjet i qemtojne me imtesi fjalet e saj; ka pasur raste kur i kane paraprire tregut bile e ndikuar ate [ne renie] por dhe mjaft te tjera kur kane dale gabim. “Modelet parashikues” qe behen me sisteme te kompjuterizuara, bazuar ne statistikat e meparshme, dhe me “cfare shihet ne terren” ndikohen nga shume faktore. Le te marrin disa

    (1) B. Boterore tashme eshte bere “investues” ne Shqiperi me ane te nje borxhi te madh [per Ne] kjo deri-diku heq zerin e pavarur. Sigurisht pa dyshuar ne seriozitetin e saj; por ky ndikim nuk injorohet. (2) Duhet kalkuluar raporti “borxh publik me GDP-ne”, nje nga faktoret themelore qe (a) tregon krizen (b) shendetin e ekonomise (c) besimin tek investuesit (d) besimin tek institucionet kredi-dhenese (e) rritjen efektive/ reale te ekonomise. [asnje, akoma, nuk ka dhene nje shifer te qarte te borxhit publik] (3) Politika Fiskale e Shtetit Shqiptar, ne realitet s’eshte ajo qe thone ekonomistet tane e Qeveria e Koalicionit, sy-me-sy me Banken Boterore; ajo nuk tregon pergjegjshmeri afatgjate per Shqiptarin e Zakonshem. (4) A jane; Ligji Shqiptar, normat me te cilat funsionon shoqeria jone e praktikat institucionale; mjaftesisht te forta per te mundesuar kalimin drejt rritjes se ekonomise (?) (5) Deficitet e nje Shteti – Ne kemi 3 te tilla per tu perballur me. Sic i shoh une (a) deficit ne tregjet/ praktikat nderkombetare (b) deficitin Buxhetor – borxhi publik. (c) deficit ne infastrukture; si themelore ne efektin qe sjellin ne Rritjen e skonomise.

    (6) Serioziteti, Formaliteti de Normaliteti ne Praktikat e Punes; ka shume rendesi Menyra se si behet dicka. Paraja nuk qeveriset me Fjale-sllogane e kombative te tipit “erion brace” [te me fale i nderuari deputet – per arsye qe asnje nuk mund ti kuptoje kryeson Komisionin e Ekonomise ne Parlament; si Organ Suprem, me rendesi te jashte-zakonshme; zakonisht vihet nje paralamentar me pervoje/ reputacion te padiskutueshem ne financat e nje shteti! Aty eshte tavani/finalja ne llogari-kerkim] (7) “Tregu i punes” qe eshte i dyanshem. (a) te papunet, ku ne Shqiperi jane ~20%, ndikojne rritjen. (b) te punesuarit e si punojne ato? Magji ne Rritje nuk ka. Ekonomia do jete aq e forte sa njerezit brenda atij vendi; e shume prej tyre nuk kane aftesite e arsimimin per punet qe duhen bere. Eksperiencen po ashtu. (8) Korrupsioni, Nepotizmi, Mungesa e Elasticitetit; keto sjellin hapje te rrugeve informale; ku fillojne ne nivele qeverisje qendrore, lokale, tek policia e gjyqsori; e ekonomia detyrimisht do e pesoje. (9) Shkeputja e kontaktit Qeveri-Popullate (a) vihet re retorike dhe demagogji; shpjegime per fondet publike nuk ka, mungese totale e transparences (b) diferenca ekstreme dhe hipokrizi. Rrogat ne Banken Qendrore, Ministrite, Deputetet etj, nuk i pergjigjen realitetit te vendit. (c) Fryrje bureokratike e “shtet i madh” ku kemi 22 ministri, agjensi pa fund; privilegje e pagese ne numra qe nuk i pergjigjen punes, shoqerise dhe nivelit ekonomik ku jemi ne. Kjo sjell “populate te zemeruar/ deshperuar” qe ka hequr dore ne dhenie te ideve te reja; e Udheheqje te mbyllur, te pa-afte [e qe nuk do] te marre/ degjoje idete te reja. (10) faktori i jashtem. Nga kriza boterore shume ekonomi te medha jane “me te kuqe” ne balance, kjo sjell qe ato gradualisht (a) reduktojne ndihmat, grantet koncesionare, e projektet per vendet e varfera. (b) bejne me teper presione [politiko-diplomatiko-ekonomike] ne vende si i yni te marrin favour per individe/kompani te tyre, qe nuk jane ne interesin tone.

    ***

    Banka Boterore disa here i kalibron parashikimet qofte brenda vitit; kjo dhe ndikuar nga politika nderkombetare. Probleme me financat, politiken e Motin ne SHBA, uljen e rritjes ne Kine e Brazil, tensioned politike ne Turqi, papunesia massive ne Itali, borxhi ekstrem ne Greqi, Kriza ne Ukraine; keto ndikojne tek Financat boterore. Nga ana tjeter efekti qe na sjellin ne s’eshte lehtesisht i matshem por ndikimi detyrimisht do filtrohet me vone. Nuk eshte e lehte te besh parashikime ne Shtete/Modele Stabel, ne Shqiperi kjo veshtiresohet dhe me. Jemi ~ 0.03% e GDP-se ne totalin e GDP-se Globale, ne modele te vogla zvogelohet saktesia ne parashkim.

    Se fundmi, dhe po s’dolen parashikimet e B. Boterore ne lidhje me Rritjen, (1) atyre nuk u prishet asgje, kjo ngelet ne nivelin teorik. Borxhi qe u kemi marre [B-B-re e F-M-N-se] akumulon interes ne varesi te ndryshimeve te Interesave Monetare boterore i pershtatur jave-per-jave; ne na rriten kestet, atyre nuk u humb asgje. (b) Ku demtojne parashikimet? Ne faktin se cdo borxh i dhene bazohet ne “parashikim” ne raport me “Rritjen e Ekonomise dhe Reformat” e nese ato nuk dalin, Banka Boterore “zemerohet” e insiston ne “reforma e rekomandime” me punitive; ato na “fajsojne ne” e jo “modelin e tyre parashikues” . Ne nje fare menyre do i pershtatemi ne modelit, jo modeli ne. Fillon pesimizmi, ashpersohen kushtet, ri negociohet borxhi, del nje borxh tjeter e keshtu me rradhe. Modelet parashikues, kane dhe rrezikshmeri.

    Parashikimet ne nje Ekonomi si e Jona, jane me teper “art” e pasi eventi ka ndodhur; duke paradox ne lexim, e eshte i tille pasi “librat” nuk mbahet sakte. Kujtojme se biznesi Shqiptar – mund te kete fare pak perjashtime, ndoshta 1-5 kompani ne bursa rajonale – s’ka kompani te Kuotuara ne Burse ti dime ne dhe te tjeret. Pra dicka nuk shkon; ky nuk eshte Kapitalizem e treg serioz qe mbeshtesin “vlera matematikore te perkthyera ne statistika ndihmuese ne parashikime” Parashikimet nga institucione serioze, ne nje vend jo-serioz, nuk merren dot seriozisht.

    ***

    Pertej sekpticizmit [qe ne kete rast eshte real dhe ne pershtatje me ambjentin] sikur te marrim te mireqena te gjitha parashikimet, duhet lexuar dhe “-10.3% e PBB-së në vitin 2014, në -14.8% të PBB-së në 2016” Nje vlere e tille ne llogarite korente, me ulje kaq te larta, e asnjaneson nje rritje ~1% te GDP-se. Nga cdo ane te shihet ky parashikim, nuk eshte inspirues per ekonomine tone.

    Si ta lexojme te gjithe 🙂 per dike qe nuk do te “lexoje gjate” ja me nje fjali : “Borxhe dhe me teper borxhe; tek kushtdo qe do te na jape borxhe.” Borxhe per borxhing publik [qeveria dhe ne] borxhe private/ personale … ne e vetem Ne, nese dikush na jep borxh – sigurisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *