Vrau tri vajzat e saj, Edlira Dobrushi tenton vetëvrasjen

anazapta

Shqiptarja që vrau 3 vajzat e saj, Edlira Dobrushi, ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut në Itali. Sipas mediave italiane, 37-vjeçarja Dobrushi ka tentuar të mbysë veten me një çorape najloni brenda qelisë së burgut Bassone në Como.

Ka qenë një gardiane e shërbimit të natës e cila ka ndaluar vetëvrasjen e Edlira Dobrushit. Aktualisht gruaja ndodhet e shtruar në spitalin Sant’Anna të Komos, dhe mësohet se nuk ka plagë të rrezikshme nga tentativa e saj për t’i dhënë fund jetës.

Më 9 mars, Edlira Dobrushi vrau me thikën e kuzhinës tre vajzat e saj të mitura: Sidnin 3 vjeç, Kesin 10-vjeçare dhe vajzën më të madhe Simonën, vetëm 13 vjeç.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *