Dërgesat e emigrantëve ranë përsëri në tremujorin e parë të këtij viti në 116 milionë euro, 4.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, remitancat po thellojnë tendencën rënëse që u regjistrua në vitin 2013, kur prekën vlerën më të uëlt të 10 viteve të fundit. Kriza e vendeve fqinje po e pakëson vit pas viti një nga burimet më të rëndësishme të rritjes së ekonomisë shqiptare. Dërgesat e emigrantëve janë mjet jetese për shumë familje me të ardhura të ulëta, ndaj rënia e tyre jo vetëm ndikon negativisht konsumin, por përbën kërcënim për rritje të varfërisë. Duke pasur parasysh se ekonomia shqiptare është në masën dërrmuese një ekonomi konsumi, që përbën afro 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, remitancat kanë një peshë të rëndësishme në rritje. Më pak të goditura nga kriza janë investimet e huaja direkte, që për tremujorin e parë të këtij viti kishin vlerën e 227 milionë eurove, në rritje me afro 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje ndjek rezultatin e vitit të kaluar, kur në Shqipëri u investuan 923 milionë euro kapital i huaj, në rritje me 38% krahasuar me vitin 2012.

Mire tju behet refugjatet u lodhen duke investuar dhe si shperblim rripen vidhen nga pushtetaret e gjygjtaret e korruptuar ne menyra informale dhe te pandreprere.
Perse nje njeri me mend ne koke do investoje ne Shqiperi kur ai vidhet nga pushteti vendor!!!???
Korrupsioni sjell vetem monopole, varferi, mafie, mjerim dhe asnje lloj zhvillimi.
Mire tju behet, ta gezoni e meritoni.