Jeta, sfidat e saj të panumërta, e kanë bërë njeriu që gjithnjë të jetë në kërkim, në shtrydhje të të gjithë kapaciteteve mendore, për t`u dhënë udhë e zgjidhje sa e sa situatave ku ngec e ku duket se nuk çan dot. Por paradoksalisht, kjo nuk vlen vetëm për të mirën publike, për të dobishmen, por dhe për të keqen. Ja, ti shkon e blen ca banane, por mund të ndodhë që brenda tyre te gjesh përbërës narkotiku për t`u trafikuar. Vendos të bësh një xhiro buzë detit në një ditë pranvere, por nuk ta merr mendja se pas pak çastesh, tek këmbët do të të ndalet një avion që kërkon të ngarkohet me drogë. Shkon të blesh një mushkë për punët e shtëpisë dhe arrës, por ato kanë kapur një çmim Mercedezi, pasi tregu i drogës u ka rritur vlerën. Shkon të kërkosh një punëtor për shtrim pllakash, por ai nuk të vjen më, pasi ka nisur të bëjë mushkën për transport droge përgjatë kufirit. I hap rrugën një ambulance në urgjencë, por nuk e di që në vend të të sëmurit, mund të dergjet drogë. Ndalesh në shenjë respekti para një kortezhi mortor, pa e ditur se i ndjeri nuk është prej mishi e kockash, por prej gjethesh kanabisi. Shkon të dëgjosh këngët e dikujt, pa ta marr mendja se zërat e bukur që ta këndellën shpirtin ishin ca trafikantë të rëndomtë droge. Duket pra se nuk po ka limite. Të rrojmë dhe të dëgjojmë! / E.H.

Ke te drejte or djale,sikur te gjitha keto energji intelektuale te perdoreshin per te bere nje gje te mire per njerzimin,nuk do ishte keq.Por kur u ndane ….kaq n’a rane,thote fjala popullore,ty gazetar te luftosh me penen!Nese ndjehesh mire me punen qe ben,vazhdo,do kesh gjithnje respektin dhe falenderimet e mija,do thuash ti se ç’me duhen?Secili ben zgjedhjen e vet,e rendesishme eshte paqja me veten.